Transportonin drogë drejt Greqisë, pranga tre shqiptarëve me precedentë penalë

Transportonin drogë drejt Greqisë, pranga tre shqiptarëve me precedentë penalë

Droga e sekuestruar

Tre persona kanë rënë në prangat e policisë greke. Ata u kapën në flagrancë duke transportuar drogë  drejt shtetit fqinj, në zonën e njohur si Kostur në afëri të kufirit të gjelbër.

Sasia e drogës që po transportonin mabnte 2 pako me 19 kg 530 gramë marijuanë. Tre të arrestuarit janë shqiptarët e moshave 23, 36 dhe 49 vjeç.

Nga verifikimet e bëra nga policia rezultojnë se ata janë persona me precedentë të mëparshëm penalë.

Mësohet se shtetasi 23-vjeçar është i dënuar me 24 muaj burg dhe 6000 euro gjobë, shtetasi 36-vjeçar është i dënuar me 18 muaj burg dhe 1500 euro gjobë, ndërsa shtetasi 49-vjeçar është i dënuar me 24 muaj burg dhe 1500 euro gjobë për shkelje të ligjit mbi emigrantët.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë