Pas trazirave që shkatërruan qendrën e qytetit në ditën e parë të ‘Expo Milano 2015’ qindra njerëz janë mobilizuar për ta pastruar. Në rrejtin social Facebook, Partia Demokratike ka nisur aksionin për të mobilizuar së më shumë qytetarë për të pastruar ato që kanë mbetur pas sulmeve në Milano, që ngjanin me skena lufte.
Kësaj iniciative i janë bashkuar qytetarë të shumtë të ndihmuar dhe nga autoritetet lokale. Ndërkohë Prokuroria e Milanos ka nisur hetimet për përgjegjësit e akteve të dhunës gjatë protestës kundër panairit ndërkombëtar “Expo Milano 2015”.
Pas përleshjeve të premten pasdite, pesë persona u arrestuan si të akzuar për trazirat, plagosjet dhe përleshjen me policinë. Gjithashtu sipas prokurorisë së Milanos ka përgjegjës të tjerë të dhunës të organizuar.
Trazirat dhe aktet vandale në zemër të Milanos, janë cilësuar si akte kriminale dhe shkatërruese, ku përgjegjësit e sulmit mund të dënohen deri në 15 vite burg.
Ministri i Brendshëm italian Angelino Alfano tha se forcat e rendit shmangën më të keqën duke mos u shënuar asnjë viktimë. Alfano paralajmëroi se të gjithë ata që kanë bërë këto akte do të dënohen sipas ligjit.
Redaksia Online
(g.f/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

mobilizohen qytetarër për pastrim">