Trenat e rinj Tiranë-Durrës-Rinas
me 222 pasagjerë, 112 të ulu

Trenat e rinj të pasagjerëve të linjës Tiranë-Durrës-Rinas do të jenë të modelit suburban Diesel Multiple Unit. Ata do të kenë një kapacitet prej 222 pasagjeresh, 112 prej të cilëve të ulur.
 
Lidhjet me degën e Aeroportit me linjen Tiranë – Durrës do te kenë nje shpejtësi tipike të lartë e cila, në kombinim me gjeometrinë e lidhjeve, do të lejojë një shpejtësi minimale operacionale prej 70 km/orë për lëvizjet ne kthim.
 
Pavarësisht kryqëzimit hekurudhore linja per ne aeroport është e projektuar për një shpejtësi prej 100 km /orë.
 
Ministria e Transporteve ka bërë publik projektin e detajuar të linjës Tiranë-Durrës- Rinas. Linja Domje-Rinas do të shtrihet kryesisht përgjatë bregut lindor Lumit të Lanës duke çuar ne zvogëlimin e hapësirës së nevojshme për ndërtimin e saj.
 
Lidhja e Aeroportit me linjën Durrës – Tiranë do të bëhet me anë të një ndërprerje trekëndore hekurudhore në zonën e Domjes.
 
Është llogaritur që të ketë vetëm një stacion ndalese rreth 2 kilometra nga Rinasi. Parashikohet të vihen 2 palë trena në rrugën Durrës-Tiranë me frekuencë 30 minutëshe, gjatë orëve të pikut.
 
3 palë trena parashikohen në rrugën Tiranë aeroport me frekuencë 20 minuta gjatë orëve të pikut. Në segmentin Durrës- Aeroport do të operojë vetëm një tren.
 
Projekti parashikon rikonstriksionin e segmentit ekzistues Tiranë Durrës, dhe ndërtimin e një segmenti të ri që do lidhë kryeqytetin me Rinasin. Kosto e projektit është llogaritur të jetë 81.5 milionë euro.
 

dy.b/shqiptarja.com

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 10 Janar, 11:51

    A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?



×

Lajmi i fundit

Gruaja që braktisi Kanadanë me të bijën për të ndjekur misionin shpirtëror, historia në podcastin 'Flasim'! Rama: E dashuroj paqen, por nuk e gjej

Gruaja që braktisi Kanadanë me të bijën për të ndjekur misionin shpirtëror, historia në podcastin 'Flasim'! Rama: E dashuroj paqen, por nuk e gjej