Tritol linjës 400 KW në Fushë- Krujë, policia shoqëron pesë persona të dyshuar

Tritol linjës 400 KW në Fushë- Krujë, policia shoqëron pesë persona të dyshuar

Shtylla që ju vendos tritoli

Policia ka shoqëruar pesë persona lidhur me ngjarjen e djeshme në afërsi të fabrikës së cimentos në Krastë të Thumanës, ku një shtyllë e trasnmetimit të energjisë elektrike 400 KW u shpërthye me eksploziv.

Pesë personat e shoqëruar janë të dyshuar për lidhje me ngjarje të tjera të mëpërshme.

Liddhur me këtë shpërthim, ministrja e Marëdhënieve me Parlamentin, Elisa Spiropali dhe kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste fajësuan opozitën, akuza të cilat u mohuan nga kjo e fundit.

Balla dhe Spiropali të cilët ishin njëkohësisht dhe denoncuesit e rastit kanë akuzuar PD si komanduesit e këtyre akteve të dhunshme. Ndërkohë Partia Demokratike duke i quajtur këtë akuza "shpifje djallëzore të nivelit të Griseldës" ka deklaruar se kryeministri Rama mund të zbulojë si urdhëruesit dhe personat të cilët kanë vendosur tritolin përderisa ka nën kontroll prokurorinë, shërbimin sekret dhe policinë.

Policia sqaroi se në mesditë, punonjësit e OST, konstatuan se njëra këmbë e shtyllës dyfishe të tensionit të lartë (400 KW), Nr. 65, e linjave Tiranë–Podgoricë dhe Tiranë-Prizren ishte dëmtuar me lëndë, të dyshuar eksplozive.

Shtylla e shpërthyer me tritol

//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Elektroteknika: 20/03/2019 13:36

    Quhet 400 kV jo 400 KW...

    Përgjigju
  • Qytetari digjital: 19/03/2019 11:22

    Nje familje eshte e shquar ne ate zone per venien e tritolit shtyllave dhe fabrikes se cimentos, Zalla. Shkrijini komplet nese vertetoni qe ata jane autoret, burg te perjetshem per monstrat se nuk vune mend njehere te vetme.

    Përgjigju
    • Qytetari digjital: 19/03/2019 15:19

      Nuk jam ne ngjarje nese jane vertete ata, por lajmi me siper thote qe te ndaluarit kane precedente te meparshem ne kete sport. Nga raportimet e viteve te kaluara pjesetaret e kesaj familje kane qene problematiket e zones dhe kercenonin Fabriken e Cimentos duke i vene tritol ne biznes apo ne shtepi drejtuesve te kompanise duke eleminuar edhe njerin prej tyre. Eshte thjesht hamendesim. Sme intereson nese jane me PD apo e kane pasion shperthimin e tritolit, jane terroriste dhe uroj qe policia ta faktoje ngjarjen dhe ata te marrin denim maksimal nga drejtesia.

    • Durrsakët: 19/03/2019 14:45

      Kush është kjo familje zalla? Nga janë këto. Janë krahu i armatosur i PD apo jo?

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Kushtetuesja tha 'garantohet vota parapëlqyese në 2/3 e listës', shifrat e sondazhit: Mbi 80% e ligjvënësve zgjidhen nga krerët e partive

Kushtetuesja tha 'garantohet vota parapëlqyese në 2/3 e listës', shifrat e sondazhit: Mbi 80% e ligjvënësve zgjidhen nga krerët e partive