Tritoli në banesën e gjyqtarit në Shkodër/ Reagon Manja: Akt burracakësh që kërkon të intimidojë drejtësinë

Tritoli në banesën e gjyqtarit në Shkodër/ Reagon Manja: Akt burracakësh që kërkon të intimidojë drejtësinë

1714283910_Untitled1.jpg

Edhe ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja ka reaguar në lidhje me sulmin e ndodhur ndaj gjyqtarit Tonin Sterkaj, në Shkodër, ku në hyrje të shtëpisë së tij, rreth orës 03:13, të 28 prillit 2024, shpërtheu një sasi lënde plasëse.

Përmes një postimi në rrjetin social “Facebook”, Manja shprehet se i ka shprehur gjyqtarit Sterkaj dhe familjes së tij, mbështetjen e plotë.

Ministri kërkon zbardhjen sa më të shpejtë të sulmit ndaj gjyqtarit të Shkodrës, duke e cilësuar si “akt të shëmtuar prej burracakësh që kërkon të intimidojë drejtësinë”.

"Me Tonin Sterkajn më ka njohur puna si drejtues i Prokurorisë Shkodër, gjatë viteve 2002-2007 dhe miqësinë tonë të atyre kohëve të vështira e kemi pasurinë tonë më të madhe. Si mik dhe si koleg, sot, i kam shprehur Toninit dhe familjes së tij gjithë mbështetjen time!

Si Ministër i Drejtësisë, kërkoj nga organet kompetente të zbardhin sa më parë këtë akt të shëmtuar prej burracakësh që kërkon të intimidojë drejtësinë, por që nuk do ia arrijnë dot, aq më tepër me Tonin Sterkajn, gjyqtarin më të vjetër e më me përvojë që ka sistemi i drejtësisë sot në juridiksionin e shkallës së parë!

Sot jam në krah të Toninit dhe familjes së tij dhe jam i bindur se drejtësia do triumfojë dhe në këtë rast!",-shkruan Balla.


Lajmi kryesor:

Tritol në banesën e gjyqtarit të Shkodrës, Tonin Sterkaj! Kamerat filmuan autorin! Hetimi: Shkak detyra, KLGJ vendos nesër për mbrojtjen (VIDEO + FOTO)


K.M/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni mesazhet që dha Rama në takimin me diasporën në Athinë?



×

Lajmi i fundit

Rivalët e Shqipërisë, Luciano Spalletti: Italia s'është gati për të rivalizuar me të mëdhatë

Rivalët e Shqipërisë, Luciano Spalletti: Italia s'është gati për të rivalizuar me të mëdhatë