PS heq mburojën që kërkoi LSI në 2015 për spiunët e ish Sigurimit, verifikim edhe për ata që morën certifikata nga komisionet 'Mezini' e 'Bezhani'

PS heq mburojën që kërkoi LSI në 2015 për spiunët e ish Sigurimit, verifikim edhe për ata që morën certifikata nga komisionet 'Mezini' e 'Bezhani'

Ilir Meta

Mazhoranca qeverisëse ka vendosur të heqë mburojën ligjore, duke i hapur rrugë verifikimit për lidhje të mundshme me ish Sigurimin e Shtetit, për zyrtarët, të cilët kanë marrë certifikatë për pastërtinë e figurës nga komisionet e famshme Mezini dhe Bezhani. Përmes një projektligji të depozituar në Kuvend, parashikohet shfuqizimi i pikës 4 të nenit 29 të ligjit nr. 45/2015 "për të drejtën e informimit për dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit, pikë e cila ndalonte Autoritetin e Dosjeve që të verifikonte pushtetarët apo kandidatët që kishin marrë më parë një certifikatë të pastërtisë së figurës. 

“Autoriteti nuk administron kërkesat për informacion për zyrtarët që propozohen të emërohen ose ngrihen në detyrë në institucionet kushtetuese dhe autoritetet publike, kur Autoriteti administron apo i janë vënë në dispozicion dokumenti autentik origjinal i certifikatës së pastërtisë së figurës, shoqëruar me vendimin përkatës nga institucionet përgjegjëse, sipas ligjit nr. 8001, datë 22.9.1995, “Për gjenocidin dhe krimet kundër njerëzimit kryer në Shqipëri gjatë sundimit komunist për motive politike, ideologjike dhe fetare”, si dhe ligjit nr. 8043, datë 30.11.1995, “Për kontrollin e figurës së zyrtarëve dhe personave të tjerë që lidhen me mbrojtjen e shtetit demokratik”, i ndryshuar”, thuhet në pikën 4 të nenit 29 të ligjit, që parashikohet të shfuqizohet. 

Me këtë ndryshim, Autoriteti i Dosjeve, mund të verifikojë çdo zyrtar dhe ish zyrtar për lidhje me ish Sigurimin e Shtetit, përfshirë edhe Ilir Metën. 

Po çfarë fshihet pas pikës 4 dhe pse kjo pikë ishte kaq e rëndësishme? 

Në prill të vitit 2015, në komisionet parlamentare, është shqyrtuar ligji i ri për të drejtën e informimit për dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit. Në mbledhjen e Komisionit të Sigurisë së datës 15 prill 2015, deputeti i LSI-së, Spartak Braho, një nga njerëzit më të besuar të Metës, ka propozuar shtimin e pikës 4, që Autoriteti i Dosjeve nuk duhet të pranonte kërkesa për verifikimin e zyrtarëve në lidhje me ish Sigurimin e Shtetit, nëse këta zyrtarë janë verifikuar më parë dhe kanë marrë certifikatën e pastërtisë së figurës.

Ky propozim u pranua në atë kohë dhe u përfshi në ligj, duke krijuar një mburojë për zyrtarët e lartë që kishin marrë certifikata pastërtie. Pra, Autoriteti i Dosjeve, nuk mund të kryente verifikime për një pushtetar apo kandidat për deputet dhe kryetar bashkie. Të gjithë atë që kishin siguruar një certifikatë të pastërtisë nga dy komisionet e famshme, përfshirë këtu edhe Ilir Metën dhe Sali Berishës, vijuan karrierën politike të qetë. 

Ilir Meta ka marrë certifikatë pastërtie edhe nga Komisioni Mezini, ashtu edhe nga Komisioni Bezhani.  Por, Autoriteti për Informimin mbi Dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit, përmes një dosje referuar në Kuvend, e ka hedhur poshtë këtë certifikatë sigurie të Ilir Metës, duke e implikuar në ish Sigurimin e Shtetit. Sipas Autoritetit, Ilir Meta ka bashkëpunuar me ish Sigurimin e Shtetit, duke spiunuar edhe shokun e tij, Filip Talo. Autoriteti kërkoi heqjen e pengesës ligjore për të verifikuar Metën dhe të gjithë ata që tundin certifikatat e pastërtisë së figurës. 

Ilir Meta ka mohuar që të jetë ai bashkëpunëtori i ish Sigurimit të Shtetit, duket hedhur poshtë informacionin e Autoritetit të Dosjeve. Meta ka kallëzuar penalisht anëtarët e Autoritetit për manipulim. 

Por, nëse Ilir Meta është vërtetë i pastër, pse LSI-ja propozoi në 2015 që ata që kanë marrë certifikatë pastërtie nga komisionet Mezini-Bezhani të mos verifikohen nga Autoriteti i Dosjeve?

Rrëzimi i pikës 4 do të mundësojë zbardhjen e të vërtetës. 

Propozuesit e ndryshimeve kanë shprehur dyshime se certifikatat e lëshuara nga komisionet Mezini dhe Bezhani mund të mos jenë të vërteta. “Duke marrë shkas nga problematikat e kohëve të fundit, ngritur nga Autoriteti, për sa i përket disa figurave të verifikuara nga komisionet e mëparshme të pastërtisë së figurës, të njohur gjerësisht si komisioni "Mezini" dhe "Bezhani", certifikata e pastërtisë së figurës së të cilëve, me plotësimin e arkivues së Autoritetit, është e diskutueshme, me qëllim transparencën e plotë të rasteve dhe zbardhjen e informacionit të sakte, është e nevojshme që dispozita ligjore (neni 29, pika 4 e Ligjit 45/2015, të ndryshuar) të shfuqizohet”.

Projektligji në 2015

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • marjo: 06/09/2022 19:51

    me vjen mire qe u be kjo gje dhe shpresoj qe sa me shpejte te denohet ilir meta me shoket e tij

    Përgjigju
  • miri: 06/09/2022 19:50

    tani qe kjo gje u be me shume siguri meta do te mbaj pasojat e merituara

    Përgjigju
  • Land: 06/09/2022 19:36

    O shyqyr e zot i modh ta fusin mrena kte kokmodhin e shpif

    Përgjigju
  • Alesio: 06/09/2022 19:36

    Transparenca eshte kryesore ne mbarevajtjen e shtetit shume mire qe e bene kshu

    Përgjigju
  • Beni: 06/09/2022 18:19

    Ishalla po denohen gjithe fajtoret

    Përgjigju
  • Igli: 06/09/2022 18:18

    Me keq ia befshin Metes

    Përgjigju
  • Irla: 06/09/2022 18:03

    Kurioze jam me dit si do mbulojn fajet kta hajduti me spiunin ahahah hajt ju rujt zoti like non grata

    Përgjigju
  • Besnik: 06/09/2022 18:01

    A tkeqen kshu ka lezet… te dalin gjinat ne drit se skan pun tjeter kta duan me na mashtru ne ..bravo mazhoranca

    Përgjigju
  • Gazi: 06/09/2022 17:50

    Ka per te marre ate qe meriton sepse meta ka bere shume krime per kete vend

    Përgjigju
  • Maria: 06/09/2022 17:50

    Keshtu meta ka per te marre denimin qe meriton dhe ska si te mbrohet me

    Përgjigju
  • Ani: 06/09/2022 17:46

    Metaa mos na bej si i pafajshem o krimines ca i ke ber ti ktij vendi

    Përgjigju
  • Soni: 06/09/2022 17:45

    Rama eshte nje njeri i drejte dhe e ka treguar gjithashtu dhe me transparencen ne cdo rast

    Përgjigju
  • Moza: 06/09/2022 17:37

    Aman dhe ky Meta budalliqet dhe krimet e veta do te nxjerr

    Përgjigju
  • Klodi: 06/09/2022 17:36

    A tani do te shikojm te gjitha budalliqet e Metes

    Përgjigju
  • Shiki: 06/09/2022 17:34

    Ta kapim meten ta rrasim nburg tani qe ska filtra fare

    Përgjigju
  • Kaka: 06/09/2022 17:34

    Po ky meta smerito mbrojtje e asigjo

    Përgjigju
  • Evi: 06/09/2022 17:14

    Kur be si i pafajshem dhe ky meta qe njiher per ter pislliqet qe ber

    Përgjigju
  • Lela: 06/09/2022 17:13

    Ja presim se do i dalin te gjitha pislliqet metes e ta shofi certifikaten pastaj

    Përgjigju
  • Qimja: 06/09/2022 16:45

    Rama eshte spiun e shkuar spiunit. Te ike ose do e pesoje me keq se daja i vet.

    Përgjigju
  • Dosja: 06/09/2022 16:34

    Ky nuk eshte projekt i "socialisteve" por "specialisteve" ne cilesine si ish funksionare te byrose politike, te sigurimit te shtetit apo aparatit te akuzes komuniste qe perfaqesohet nga brezi i pare apo i dyte (te pjellet). Nje rast tipik i fenomenit qe perse ekziston SPAK dhe qe trajnohet nga FBI apo prokurore federale amerikane - pra qe te hetoje dhe shkaterroje korrupsionin ne formen me te larte te tij: kapja e shtetit! Cdo prokuror i vertete do ta kishte enderr skenen e korruptimit politik ne Shqiperi per te vene pas hekurave pinjolle komunist sic Sali Berisha, Ilir Metaj apo Edvin Rama. Shqetesuese eshte sidomos fakti i nje pseudo media te ngjashme e cila ne vend te interesit te publikut zgjedh servilizmin ndaj kapseve te shtetit,ne pozicionet ne qeverisje apo opozite.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Protesta e PD/ Kulluri: Pjesëmarrja për turp! Elezi: Pse nuk bllokojnë godinën e ‘narko shtetit’, po u nxijnë jetën qytetarëve?

Protesta e PD/ Kulluri: Pjesëmarrja për turp! Elezi: Pse nuk bllokojnë godinën e ‘narko shtetit’, po u nxijnë jetën qytetarëve?