Disa nga truket e bukurisë që përdorim i mbajmë mend nga fëmijëria dhe të adoptuara nga mamatë.

Ndonjëherë këto janë leksionet më të vlefshme dhe revista ELLE ka bërë një listë të 8 sekreteve të bukurisë të “imituara” nga mamatë.

truket e bukurise
  1. Vaji i bebit për hidratim sidomos për lëkurat e thata, i lirë, efektiv dhe i lehtë për t’u aplikuar.
  2. Mamatë thonë të mos i presim flokët pas orës 9 të darkës, pasi nuk do të jetë vendimi i duhur.
  3. Mamaja këshillon që të bëjmë dushe të rregullta, por jo çdo ditë. Një ose dy herë në javë, por është shumë e rëndësishme që të bëhet banjë e gjatë dhe relaksuese me aroma livando ose vajra të ndryshme. Ky është masazhi më i mirë për lëkurën, pasi është antistres.
  4.  Kurrë mos u rruaj, përdor dyllin.
  5. Mamatë nuk e pëlqejnë varësinë ndaj produkteve kozmetike. Receta e tyre është e thjeshtë, sapun Dove, krem Vazelinë. Në vend të produkteve ato preferojnë ushtrime dhe një shishe ujë me vete.
  6. Jo shumë e obsesionuar pas shampove të flokëve.
  7. Flokë të shkurtër për flokët e thatë.
  8. Shëndeti është sinonim i bukurisë. Nëse do të jeni të bukur kujdesuni për shëndetin.
Redaksia Online
(g.m/shqiptarja.com)