Trump në 'Shtëpinë e Bardhë', ish-ambasadori në SHBA: Do ketë qasje tjetër ndaj Kurtit! Filozofia e tij është larg Evropës

Tiranë - Ish-ambasadori shqiptar në SHBA, Roland Bimo ishte në Report Tv për të folur për rikthimin e Donald Trump në ‘Shtëpinë e Bardhë’, pas betimit të 20 janarit. Bimo tha për Nertil Agalliun në ‘Sot Live në Shqipëri’ se marrëveshjet e Trump do jenë transaksionale, referuar edhe marrëdhënies Kosovë-Serbi dhe nevojës për një zgjidhje të konfliktit.

'Një problem i komplikuar trajtohet në mënyrë transaksionale dhe të rastësishme dhe çfarë të dali të dali. Marrëveshja nuk solli asnjë vlerë të shtuar në situatën në terren. Marrëdhëniet vetëm janë keqësuar edhe prej dy akteve terroriste. Autoriteti i SHBA është i jashtëzakonshëm. Ajo që më duket ndryshe, SHBA me autoritetin në botë e kanë krijuar me vlerat dhe normat e demokracisë që kanë qenë fanar i këtyre vlerave. Në origjinë janë produkt kundër kolonializmit. Kur vërtet SHBA janë bërë dominant në botë, pas 1956 kur iu kundërvunë izraelitëve, britanikëve kur dolën në mbrojtje të Egjiptit për Kanalin e Suezit. Sot kemi një president, nuk konsideron prioritetet e SHBA, demokracitë dhe liritë. Është kundër neoliberalistëve.'

Trump erdhi në Shtëpinë e Bardhë për herë të dytë edhe prej retorikës anti-globaliste që sot është e pranueshme për shumicën e amerikanëve.

'Dhe ka mbështetje të madhe popullore. Pasi globalizimi amerikanit të thjeshtë nuk i ka sjellë ndonjë të mirë. Trump është shumë mosbesues kundër institucioneve amerikane. Me parrullën Amerika e para. Ballkani me 16-18 mln banorë me GDP aq sa ajo e Rumanisë, me produkt tregtar të papërfillshëm, është krejt normale që nuk tërheq vëmendje ndaj SHBA. Filozofia qeverisëse ndërkombëtare e presidentit Trump që sa më larg Europës. SHBA janë të orientuar që SHBA të shqetësohen në Azinë Verilindore, Tajvan dhe detin e Kinës jugore. Edhe pyetjet që janë bërë në senat, çdo bëjë Amerika për të frenuar Kinën. Europa del në plan të dytë apo të tretë. Europa nuk ka qenë asgjëkundi në fjalimet e Trump. Europa e mirëqenë si vasale e bindur e SHBA.'

Sa i përket marrëdhënies Kosovë-Serbi, ish-ambasadori shikon një qasje të ndryshme të kryeministrit Kurti nga administrata e Trump.

'Nga sa kam ndjekur i ka personale marrëdhëniet me Kurtin. Grenell e ka vënë egon e vet në plan të parë. Sidomos kur ishte ambasador në Gjermani. Mezi duronin kur do ikte nga Gjermania. Përveç stilit të tij ka një gjë, qasja ndaj zgjidhjes së problemit Kosovë Serbi nga SHBA është më e ndryshme nga ajo e Kurtit. Thelbi i marrëveshjes në Zyrën Ovale, zhvillimi ekonomik i dy vendeve, të arrihej një fazë pjekurie reciprok drejt normalizimit të marrëdhënieve. Kurti ka një qasje ndryshe dhe ka të drejtë. Serbia nuk e njeh politikisht dhe ka qenë pengesë për bashkëpunimin rajonal. Kurti është bindur, që pa zgjidhur problemin politik nuk ka të ardhme. Amerikanët e shikojnë nga një këndvështrim më i lartë. Shumica e shteteve europiane kanë pasur interesa të vockla, egoiste në raportet me Shqipërinë dhe në marrëdhëniet e Shqipërisë me fqinjët.

Shqipëria dhe Kosova do duhet të përmirësojnë në mënyrë rrënjësore mënyrën si qeveriset. Lufta kundër korrupsionit zor se fitohet. Por do duhet të Shqipëria të shënojë rezultate realiste. Opinioni publik gjykon se korrupsioni është plagë e rëndë.'

Me ndryshimin e një presidenti ajo që ndryshon sipas Bimos është gjithmonë vetëm maja e ajsbergut.

'Ajo që ndryshon është maja e ajsbergut. Është në DNA amerikane që të interesohet për të drejtat e njeriut. Në një të ardhme do ketë një qasje tjetër. ndihma për Ukrainën i bie të pezullohet. SHBA ka një situatë ekonomike ka tregues shumë të mirë. Interesi i borxhit të jashtëm ka kaluar masën e sigurimit për mbrojtjen. Ky është një shënjues që tregon rënien e gjithë perandorive. Prandaj është ngritur DOGE me në krye Musk. Ka një situatë që duhet të kujdeset. Gjithmonë ka klauzola që mund ti qasesh problemit.'

Me të në Shtëpinë e Bardhë, jemi drejt një rendi të ri botëror.

'Ardhja e Trump është komentuar gjerësisht si momenti kur rrjedha e historisë sipas të cilës pllakat tektonike po lëvizin ka dalë në sipërfaqe. Zoti Trump ka pikëpyetje a do sjelli ky ndryshimet apo janë ndryshimet që favorizuan ndryshimet ardhjen e Trump.'

G.K/E.B/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës: 24 Janar, 09:42

    Sa i drejtë do të jetë procesi i primareve në PD?



×

Lajmi i fundit

Vëllai i Elon Musk viziton Italinë, takime me ministra dhe Melonin në kryeministri! Opozita: Palazzo Chigi duket si një zyrë satelitore, tregoni arsyen e takimit

Vëllai i Elon Musk viziton Italinë, takime me ministra dhe Melonin në kryeministri! Opozita: Palazzo Chigi duket si një zyrë satelitore, tregoni arsyen e takimit