Trump 'provokon' përsëri dhe trazon rrjetin: Kanadaja të bëhet shteti i 51-të i SHBA-ve!

Trump 'provokon' përsëri dhe trazon rrjetin: Kanadaja të bëhet shteti i 51-të i SHBA-ve!

Donald Trump dhe Justin Trudeau

Deklaratat e tij shkaktojnë gjithnjë reagime të forta. Presidenti i sapozgjedhur amerikan Donald Trump e ka bërë përsëri.

Ka shkaktuar reagime të shumta me deklaratat e fundit lidhur me një mundësi të pazakontë: bashkimin e Kanadasë me Shtetet e Bashkuara të Amerikës si shteti i 51-të.

Në një mesazh të publikuar në platformën 'Truth Social', 78-vjeçari ka ngritur një çështje ekonomike dhe strategjike që, sipas tij, meriton vëmendje serioze.

“Askush nuk mund të përgjigjet pse ne subvencionojmë Kanadanë me mbi 100 milionë dollarë në vit? Nuk ka kuptim! Shumë kanadezë duan që Kanadaja të bëhet shteti i 51-të. Ata do të kursenin shumë në taksa dhe mbrojtje ushtarake. Mendoj se është një ide e shkëlqyer. Shteti i 51-të!!!”, ka shkruar Trump në platformën e tij.

Nuk është hera e parë që Trump shigjeton shtetin fqinj dhe kryeministrin e tij, duke e quajtur atë 'guvernator'.

Presidenti i zgjedhur Trump është tallur edhe në fillim të muajit me kryeministrin kanadez Justin Trudeau, duke e quajtur atë “guvernatorin” e “Shtetit të Madh të Kanadasë.”

“Ishte kënaqësi të darkoja para disa netësh me Guvernatorin Justin Trudeau të Shtetit të Madh të Kanadasë,” shkroi Trump në një postim në Truth Social.

“Pres me padurim të takohem sërish me Guvernatorin së shpejti, në mënyrë që të vazhdojmë bisedimet tona të thelluara mbi Tarifat dhe Tregtinë, rezultatet e të cilave do të jenë me të vërtetë spektakolare për të gjithë! DJT”, shtoi ai.

A.Q/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    19 Dhjetor, 08:16

    5 vite nga krijimi i SPAK, jeni të kënaqur me punën e bërë?



×

Lajmi i fundit

Kuvend/ Falja e gjobave, Bardhi akuzon Spiropalin dhe PS: Jeni në shkelje të Kushtetutës dhe ligjit, ka efekte financiare, duhen diskutime sipas afatit

Kuvend/ Falja e gjobave, Bardhi akuzon Spiropalin dhe PS: Jeni në shkelje të Kushtetutës dhe ligjit, ka efekte financiare, duhen diskutime sipas afatit