Tërmeti në Shqipëri/ Mogherini-Hahn: Gati të ndihmojmë Shqipërinë

Tërmeti në Shqipëri/ Mogherini-Hahn: Gati të ndihmojmë Shqipërinë

Komisioneri i zgjerimit të BE Johannes Hahn ka reaguar për situatën e tërmeteve në Shqipëri. Hahn shprehet i trishtuar dhe i shqetësuar për lëkundjet e vazhdueshme të tërmetit në vend, teksa deklaron se BE ofron ndihmë menjëherë për Shqipërinë.

"I trishtuar dhe i shqetësuar të mësoja për lëkundjet e vazhdueshme të tërmetit në Shqipëri të cilat kanë lënduar më shumë se 100 persona dhe kanë shkaktuar dëme serioze për infrastrukturën. BE ofroi ndihmë menjëherë, shkruan Hahn.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 19:49
Tërmeti, Mogherini telefonon Ramën: Gati t'u ndihmojmë

1567178531_federicamogherini2018.jpg
Federica Mogherini, Përfaqësuesja e Lartë për Punët e Jashtme shprehu solidaritetin me popullin shqiptar pas tërmetit që la disa persona të lënduar dhe banesa të dëmtuara. Gjatë bisedës me kryeministrin Edi Rama ajo uroi shërim të shpejtë për të gjithë të dëmtuarit, gjithashtu nënvizoi gatishmërinë e Bashkimit Evropian për të ofruar ndihmë, përfshirë edhe përmes Mekanizmit të Mbrojtjes Civile. Kryeministri Rama anuloi udhëtimin e tij për në Nju Jork për shkak të tërmetit.

Ora 12:49
Tërmeti në Shqipëri/ Reagon Greqia: Mbështetje dhe solidaritet ndaj popullit dhe qeverisë shqiptare

Ministria e Jashtme greke ka shprehur mbështetjen dhe solidaritetin e saj ndaj popullit dhe qeverisë shqiptare që po përballen me situatën e vështirë pas goditjes së tërmetit të fuqishëm që tronditi vendin.

Ne i shprehim solidaritetin dhe mbështetjen tonë qeverisë së Shqipërisë dhe njerëzve të prekur nga tërmeti “ thuhet ne mesazh.

Në të njëjtën kohë, sipas burimeve diplomatike Sekretariati i Përgjithshëm për Mbrojtjen Civile në konsultim me Ministrinë e Jashtme, ka shprehur gatishmërinë e palës greke për të ndihmuar autoritetet shqiptare në përballimin e pasojave të tërmetit.

Dy lëkundjet e para të tërmetit janë ndjerë gjithashtu në zona të Greqisë veriore, dhe kryesisht në Korfuz.

Brigadat e zjarrfikësve në ishullin grek të Jonit kanë kryer kontrolle në pjesën e vjetër të qytetit të Korfuzit si dhe në pjesën veriore te ishullit. Gjithsesi në pjesën greke nuk ka pasur të dhëna për dëme materiale.

Profesori i Gjeologjisë në Universitetin e Athinës, Efthymis Lekkas, duke folur për fenomenin ka theksuar se tërmeti në Shqipëri nuk nuk përben ndonjë rrezik të veçantë në mënyrë që të shkaktojë lëkundje të reja në Greqi, ku lëkundjet e tërmetit janë një fenomen i shpeshtë, madje shumë herë me pasoja jetë njerëzish.

Gjithashtu ai ka sqaruar se zona në të cilën është regjistruar tërmeti nuk është një zonë qe ndodhet në brezin sizmik, megjithëse në të kaluarën janë regjistruar tërmete të fuqishme në Shqipëri.

Lëkundjet e tërmetit në Shqipëri kanë zënë vend të veçantë në mediat greke të cilat kanë transmetuar video dhe fotografi të shumta me banorët e tmerruar të Tiranës dhe zonave përreth si dhe dëmet e shkaktuara.

Postimi i Ministrisë  së  jashtme greke
/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Shenjat që kanë më shumë gjasa të fillojnë një zënkë në tryezën e festave

Shenjat që kanë më shumë gjasa të fillojnë një zënkë në tryezën e festave