TIRANE-Tre orë diskutime, por nuk ka 'tym të bardhë' në Këshillin Politik për Reformën Zgjedhore. Palët sot nuk kanë bërë asnjë hap përpara. Partia Demokratike bëri një propozim surprizë, ndërsa tre janë cështjet që sot ndanë palët politike. Por cili ishte propozimi i ri i PD-së? Partia Demokratike kërkoi që rolin e Kolegjit Zgjedhor ta marrë Gjykata Kushtetuese, që të jetë kjo e fundit që të vendosë për fatin zgjedhjeve pas apelimeve të palëve politike. Përfaqësuesi i PS-së, Damian Gjiknuri u shpreh se nuk është kundër, por ka disa probleme mbi këtë kërkesë. "PD bëri propozim që Kolegj Zgjedhor të jetë gjykata Kushtetuese u lamë kohë ekspertëve që të përgatisin, e para cfarë parashikon Kushtetuta dhe kjo duhet parë. Nuk dhamë kundërshti, të marrim kohë ta shikojmë si propozim. Aty ka disa probleme se Kushtetuta i ka të qartë kompetencat" tha ai.
Problemi i dytë ishte teknologjia në zgjedhje. PD-ja këmbëngul që procesi të jetë i plotë dhe nuk heq dorë nga kërkesa. Gjiknuri u shpreh se PS-ja pranon që teknologjia të jetë pjesërisht në vetëm disa zona, që PD-ja i cilëson problematike, pasi nuk kanë garanci për të besuar tërësisht te teknologjia, pasi edhe mund të dështojë. "Pjesa më e madhe e kërkesave janë pranuar. Edhe teknologjia, dakord ta përfshijmë identifikimin biometrik, por a është e mundur? Hajde të pyesim sa kohë do teknologjia? Hajde bëjmë një studim. Nëse do 8-9 muaj nuk bëhet, nëse do të më pak sa mund ta bëjmë. Nëse e bëjmë pjesore të zgjedhë qendrat PD-ja, aty ku dyshon se mbushen kutitë. Po imagjinoni të themi nuk bëhen dot zgjedhje se nuk funksionoi teknologjia, të kthehet në sebeb apo të përsërisim ngjarjet e 2019 sepse teknologjia ka dështimet e veta. Ne po kërkojmë të bëhet plani i veprimit që mund të jetë edhe pjesor".
Pika e tretë që sot i ndau palët është edhe depolitizimi i administratës zgjedhore. PS-ja kërkon depolitizim të plotë, por PD-ja është kundër. Por çfarë kërkon Bylykbashi e zbuloi Gjiknuri. "Administrata është e mundshme nëse biem dakord për skemën që rekrutimi të jetë i hapur, jo vetëm administrata, por shtetas me diplomë apo vitin e fundit në universitet ka të drejtë, komisionerët të zgjidhen rastësisht. Garancia ekstra që partitë të kenë përfaqësues politikë por jo vendimmarrje. Të kenë mundësi të mbajnë shënime dhe të kundërshtojnë, por jo vendimmarrje. Nuk e di pse e kundërshton PD-ja. PD-ja do skemën e politizuar dhe akuzon vetë se nuk ka funksionuar se janë mbushur kutitë janë shitur zgjedhjet. Do ishte më e ndershme ta thoshte hapur.
Nuk është depolitizm të çosh një të zgjedhur nga administrata dhe pjesa tjetër të jetë politike, pra qengji dhe ujqërit aty politikë. Keto ceshtje duan më shumë vullnet" tha ai. Për KQZ nuk është folur sot, shumica tha se do të mbajë draftin e ndarjes me tre nivele. "Për KQZ nuk shoh që PD-ja të ketë ardhur me propozim, besoj se skema aktuale është e mirëpranuar, e ndarë në tre trupa, rregullatore, komisioni i ankimit dhe organi monokratik për administrimin dhe përgatitjen" tha ai.
Për sistemin duket shumë larg ndryshimi, pasi vetëm Rudina Hajdari këmbëngul. Damian Gjiknuri tha se për ndryshimin e sistemit nuk kanë asnjë propozim në tryezë nga PD. "PD nuk ka sjellë asnjë propozim për ndryshimin e sistemit. Se çfarë deklaratash bëjnë unë nuk komentoj. Kam thënë atë që nëse ka kërkesë për trajtimin e sistemit zgjedhor ne jemi të hapur por do shprehmi të fundit". Gjithashtu, PD-ja nuk heq dorë nga qeveria kujdestare. Por si mund të zgjidhet kjo dhe a mendon Damian Gjiknuri se një takim Rama-Basha të ndryshonte gjërat për të arritur te konsensusi? "Një takim mes Ramës dhe Bashës është në dorën e tyre dhe i bën shumë mirë Shqipërisë" tha Damian Gjiknuri.
Por kur do të jetë takimi i radhës? 'Jemi duke pritur sinjalet nga opozita, kjo është mbledhje e hapur vazhduese. U ndërpre për të marrë kohën e nevojshme, por mund të mblidhemi, edhe sonte në darkë, nesër vetëm të gjejmë rezultatin. Unë këtu jam i gatshëm" tha Gjiknuri. Deri tani palët kanë arritur të gjejnë konsensus për 5 pika që lidhen me financimin e partive duke rritur financimin nga ana e shtetit dhe ulur ndjeshëm financimin nga privati, kuotën gjinore në zgjedhje ku 1 në 3 emra në lista do të jetë një grua, ndryshimi i periudhës zgjedhore, sistemin e monitorimit të kamerave dhe praninë e policisë në zgjedhje jashtë çdo qendre votimi dhe numërimi.
Pikat që kanë ndarë palët janë përfshirja e teknologjisë në zgjedhje, qeveria transitore që do të përgatisë zgjedhjet pikë e kërkuar nga PD, por dhe ndryshimi i sistemit e kërkuar me ngulim nga Rudina Hajdari. E diela, 31 maj shënon afatin përfundimtar të vendosur nga palët politike për të përmbyllur reformën zgjedhore, afat që u kërkua me ngulim të respektohej edhe nga ambasadorja amerikane Yuri Kim. A do të respektohet ky afat? Palët politike janë shprehur se nëse ka vullnet reforma mbyllet në kohë.
Në kohën kur përfaqësuesit e partive politike nuk po arrijnë një konsensus për reformën zgjedhore, Damian Gjiknuri tha një takim mes Ramës dhe Bashës do ti bëntë mirë Shqipërisë.
"Një takim mes Ramës dhe Bashës është në dorën e tyrë dhe i bën mirë Shqipërisë nëse do të kishte. Ku ka më mirë sesa liderët të ulën në tryezë dhe të diskutojnë çështje të mëdha. Si mund të jem kundër një takimi Rama-Basha kur unë takoj përfaqësues të PD", u shpreh Gjiknuri.
Përfaqësuesi i opozitës në Këshillin Politik, Oerd Bylykbashi ka deklaruar se në rast se nuk do të ketë identifikim të plotë biometrik, atëherë çdo konsensus i arritur në pikat e tjera në këtë tryezë është i kotë.
Që do të thotë nëse ky kusht i opozitës nuk do të realizohet, atëherë reforma Zgjedhore është në rrezik.
Oerd Bylykbashi: Sot Këshilli Politik vazhdoi diskutimin për çështjen e rëndësishme që dje shkaktoi debatin e fortë midis palëve në këshill, refuzimin e Partisë Socialiste për të futur verifikimin biometrik të zgjedhësve në çdo qendër votimi të Shqipërisë me qëllimin e vetëm për të bllokuar mbushjen e kutive në mënyrë të paligjshme ditën e votimit. Pa u siguruar kjo, çdo numërim do të ishte numërim i pavërtetë, do të ishte numërim i votave të falsifikuara, çdo rezultat zgjedhor i shpallur do të ishte rezultat i manipuluar.
Refuzimi edhe sot nga maxhoranca jo vetëm është një kundërshtim ndaj një nga çështjeve kryesore të opozitës, por bën të pamundur arritjen e konsensusit mbi çështje të tjera të rëndësishme, siç është edhe administrimi i zgjedhjeve dhe shpallja e rezultatit. Po ashtu, roli që do të ketë në të gjithë këtë proces në certifikimin e rezultatit nga Kolegji Zgjedhor.
Ne sot bëmë edhe një propozim në lidhje me Kolegjin Zgjedhor, në alternativë të propozimeve të mëparshme duke sugjeruar që të jetë Gjykata Kushtetuese. Pra, pa hyrë në detajin e këtij propozimi, të jetë Gjykata Kushtetuese trupa e cila do të shqyrtonte shkeljet e të drejtave kushtetuese të zgjedhësve dhe të kandidatëve në zgjedhje. Sigurisht që ky është vetëm një ilustrim por pa arritur konsensusin mbi këto çështje është e pamundur që të shkohet më tej.
Nëse Partia Socialiste do të reflektojë dhe do të heqë dorë nga taktikat zvarritëse duke pretenduar vetëm zgjidhje të pjesshme të identifikimit të zgjedhësve në mënyrë biometrike në qendër të votimit dhe duke lënë hapësirë që në një numër qendrash votimit të manipulohet rezultati. Pra vetëm duke reflektuar për këtë çështje dhe gjetjen e një kompromisi mbi këtë i hapet rruga kompromiseve të tjera dhe mundësisë për të gjetur zgjidhje për çështje të tjera të rëndësishme për të cilat ne jemi gati të ecim me dakordësi, që janë shumë të rëndësishme, siç është KZQ-ja apo çështje të tjera të rëndësishme të procesit zgjedhor.
Pyetje: ODIHR rekomandon që të ketë një zbatim gradual të teknologjisë?
Oerd Bylykbashi: Propozimi i opozitës është futja e teknologjisë në votim; pra identifikim biometrik, votim dhe numërim në të gjitha qendrat e votimit në zgjedhjet e ardhshme. Ky ka qenë propozimi që kemi bërë ne. Duke e ditur që teknologjia e identifikimit biometrik është e gatshme, e disponueshme dhe e demonstruar të gjithë aktorëve të këtij procesi reforme, është e mundshme për tu zbatuar. Ne kemi pranuar që në të gjithë këtë propozim të ecet me identifikimin biometrik në të gjithë Shqipërinë duke lënë mundësinë e pjesshme për pjesën tjetër. Kështu që kjo do të ishte pika e kompromisit për sa i përket shtrirjes. Përpjekjet e zotit Gjiknuri për t’ju shmangur kësaj duke bërë pretendime në lidhje me pamundësinë për tu shtrirë, janë vetëm përpjekje për të lënë të hapur derën që një pjesë e madhe e kutive të votimit në ditën e zgjedhjeve të mbushen nga ata që lejohen të votojnë në emër të emigrantëve kur emigrantët nuk kanë ardhur, të futen vota me votim familjar pa ardhur pjesëtarët e familjes në qendër votimi, të votohet me kartë identiteti të falsifikuar apo në fund të ditës komisionerët të mbushin kutinë në mënyrë haptazi kriminale duke hedhur fletë-votimi dhe duke falsifikuar firma. Nëse nuk bëhet ajo që sygjerojmë ne, sigurisht që procesi zgjedhor është i manipuluar dhe i pamundur që të diskutojmë për certifikim nëpërmjet KQZ-së apo Kolegjit Zgjedhor.
Nuk e keni më kush qeverinë tranzitore?
Oerd Bylykbashi: Qeveria tranzitore u bë e qartë dhe dje, qeveria tranzitore është një kërkesë e padiskutueshme e jona. Pikërisht për këtë arsye nuk pati dje kompromis për paketën e policisë. Pra çdo pretendimi i maxhorancës se ka dakordësi për rolin e policisë në zgjedhje, por edhe aspekte të tjera, është i pavërtetë pa qenë të dakordësuar edhe për qeverinë tranzitore. Në lidhje me këtë çështje ne do të vazhdojmë ta kërkojmë që kjo garanci të jetë e plotë në legjislacionin zgjedhor.
Sa i përket riformatimit të KQZ-së zoti Gjiknuri tha se nuk keni sjellë asnjë propozim, do të pranoni formatin e Komisionit të Reformës Zgjedhore?
Oerd Bylykbashi: Çështja e KQZ-së nuk është diskutuar ende, është diskutuar vetëm pjesa tjetër e administratës zgjedhore dhe do të jetë pjesë e atyre hapësirave për kompromis nëse ne do të kemi mundësi që të garantojmë që kutitë nuk mbushen e për rrjedhojë edhe KQZ nuk do të ishte një mekanizëm për të certifikuar vjedhjen e votave, por një mekanizëm për të certifikuar votat e shqiptarëve.
Nëse nuk arrini një kompromis me maxhorancën sa i përket përdorimit të teknologjisë në zgjedhje a po paralajmëroni në fakt dështimin e reformës zgjedhore?
Oerd Bylykbashi: Ne ia bëmë të qartë maxhorancës së pa dakordësi për këtë çështje, pra për pengimin e mbushjes së kutive. Pra pa një dakordësi për identifikimin biometrik që do të pengojë mbushjen e kutive të gjitha dakordësitë e tjera nuk kanë vlerë apo nuk mund të arrihet kompromis mbi çështjen e administratës zgjedhore. Ka hapësirë ende që maxhoranca dhe zoti Gjiknuri të reflektojnë dhe të bien dakord në interes të zgjedhësve shqiptarë dhe jo në interes të kryeministrit i cili kërkon hapësirën për të mbushur kutitë siç e keni parë me 30 qershor 2019-të.
Palët politikë në Këshillin Politik të Reformës Zgjedhore ende nuk kanë rënë dakord për disa çështje. Depolitizimin, teknologjinë në proces dhe propozimin e PD që kolegj zgjedhor të jetë Gjykata Kushtetuese. Bashkëkryetari për Reformën Zgjedhore, Damina Gjiknuri tha se për teknologjinë parimisht janë dakord, por tha se mosrealizimi i saj nuk është arsye për të mos u zhvilluar zgjedhjet. Ndërsa për sistemin zgjedhor u shpreh se nuk ka një propozim nga opozita.
"Ka një shkresë të ODIHR ku kërkon implementimin shkallë shkallë të teknologjisë pasi ka risqe të shumta dhe nuk mund të verë në dyshim procesin tradicional kur nuk funksionon.
Kemi problem të paadresuar çështjen e administratës zgjedhore. Duhet të gjejmë një formula të depolitizimit të administratës zgjedhore. Edhe këtu propozim jonë akoma nuk ka marrë mbështetjen e PD sepse e lidhin me zbatimin e teknologjisë.
Nga ana tjetër PD kërkoi edhe një propozim në lidhje me sistemin e procesit ta ankimit të procesit zgjedhor që kërkon përfshirjen e gjykatës kushtetuese. për këtë ekspertët kërkuan kohë për të na kthyer përgjigje. Ne jemi të vendosur për përfshirjen e teknologjisë në atë masë që është e duhur .
PD nuk ka sjellë asnjë propozim për ndryshimin e sistemit. Se çfarë deklaratash bëjnë unë nuk komentoj. Kam thënë atë që nëse ka kërkesë për trajtimin e sistemit zgjedhor ne jemi të hapur por do shprehmi të fundit.
Teknologjia nuk mund të jetë arsye për të mos hyrë në zgjidhje. Asnjë ngjarje nuk mund ti lihet një teknologjie që nuk e ke në dorë ti.", tha Gjiknuri.
Deputetja Rudina Hajdari u shpreh se sot nuk ranë dakord për asgjë dhe se opozita në parlament vijon që të ketë kusht ndryshimin e sistemit.
"Ata propozuan që opozita të vijë me një hartë të caktuar përsa i përket zonave që do të ketë identifikimin biometrik, erdhi në momentet e fundit, nuk u pranua as nga opozita parlamentare dhe as nga ajo jo parlamentare. Palët thuajse sot nuk ranë dakord për asgjë. Do të vijojmë që të flasim dhe ta mbyllim, por tymi i bardhë do të dalë vetëm kur të ketë ndryshim sistemi. Këto mbledhje janë bërë të lodhshme për të gjithë qytetarët.
Sistemi do të diskutohet sërish, u shty, do të rikthehemi prapë te ato cështje dhe sistemin zgjedhor, pasi pa ndryshuar sistemin nuk ka marrëveshje dhe reformë, vetëm një aleancë të vjetër të zakonshme që e kanë mbajtur peng këtë vend. Mbledhja tjetër ose sot pasdite ose nesër" tha ajo.
Mbërrin dhe përfaqësuesi i mazhorancas në Këshillin Politik të reformës zgjedhore, Damian Gjiknuri ku pritet të nis dhe mbledhja.
Mbërrin në Pallatin e Kongreseve Rudina Hajdari , Oerd Bylykbashi dhe Petrit Vasili ku pritet të nis dhe mbledhja e Këshillit Politik.
Oerdi,çuni mamit,po ben reformen.Hajde çvete,hajde.
PërgjigjuO Ilir je krrici Rames
PërgjigjuKerkesa e identifikimit biometrik eshte nje absurditet per te hedhur ne erë zgjedhjet. Ju kujtihet kur shkonit te kompania Aleat per te terhequr karten e identitetit dhe duhej ta vendosnit gishtin 100 here dhe aparati nuk e dallonte dot nëse ishte e njejta gjurme dixhitale qe ishte marë dy jave me pare? Mendoni ta beni kete ushtrim ne qendrat e votimit ne çdo fshat te Shqiperise! Le ta provoje Lulezim Basha ta beje identifikimin biometrik me 10 vete e ta shikoje se do t'i dale 7x7 =
PërgjigjuPo patet ndonje veshtiresi ne mbylljen e reformes zgjedhore konsultohuni me gjithollogun e pd se , kllufin e pd leshelis priftin pastor Imzot Dorian Telit barkderri se me siguri se do ti jape zgjidhje problemit.
PërgjigjuThjesht prezenca e vajzes se kriminetli dhe rrugacit azem hajdari e ben ket tryez nje hale te madhe pa interes te popullit.
PërgjigjuNe nuk veme mend si popull , e kishim nje Hajdar ne 1991 dhe e beri rremuje kete vend jo me kjo cupelina qe nuk e di se ke perfaqeson aty.Kush e ka votuar kete , kush i ka dhene mandat te na beje reforma kjo e shkolluara ne USA me para te grabitura nga ai merhumi dhe ajo bundrra qe ka per nene.
PërgjigjuOerd, pinjoll vssali, nje njeri me nivel normal qytetar nuk do te kishte vene kete emer telenovelash, qe ketu njk mund te hem votues i yt, nejse ke vene ne kusht Qeveri Tranzitore, ? Pse ?! Sa jane si Ty qe mendojne se kjo Qeveri nuk i perfaqeson, ata te Liqenit, Dallapet e molotovit te bathores, apo Licet e teatrit! Ik or , le qe nuk ka nevoje te te ve epitet se ta dhashe ne fillim. Kujdes “Oerg” pre vk se vetem teknologjia mund tju shpetoje nga abuzimi, ashtu si mbeshtetesit e Teatrit ne Kukes, pfff katnar e nip katnatri...
Përgjigjume sa di un, pushtetaret shqiptar nuk kan punuar as 1 dite ne jeten e tyre, pra jetojn ne boten e prrallave. jan llafazan dembela jan njerz koti.
PërgjigjuAjo do te Diskutoje hapur ne Interplelance e rradhes dhe do flasi hapur per pastertine e saje te Pasurise.. Duke filluar qe nga Shpenzimet per Studime ne USA e deri ne Pasurie qe gezon sote..
Përgjigjulere fare se ate qe keni bere gjithmone do beni..nje vrime ne uje
PërgjigjuDy nga pushtat me te mellenje qe jan per burg jo per karrige Vasili, e Gjiknuri me urller partie do vendosin, rrnoft Arian Galdinin qe do jau prish busllen ne keto zgjellje
PërgjigjuKush do e bej reformen zgjedhore Vasili, Gjiknuri dy batakcinj, dy hajdute, apo Hajdari qe nuk ka pervoje. Nuk paska ne Shqiperi eksperte te kesaj fushe ?
PërgjigjuPo pse more maskarenj gjithmone keshtu ? Deri ne momentin e fundit duke “diskutuar”? Apo eshte momenti me I mire per te bere pazaret politike?!
PërgjigjuTe futesh nje sistem qe nuk eshte për masat e tua, eshte deshtim! Keshtu futem dhe marksizem-leninizmin qe nuk ishte për shqiptarët . Tym te bardhe? Po, u mblodhen papët të bëjnë shtet!
Përgjigju