25-vjeçari Edmond Zogaj i arrestuar si autor i dyshuar i zjarrit të djeshëm në Ksamil është lënë në arrest shtëpie.
Por familjarët e tij pretendojnë se Edmondi është i pafajshëm dhe se në kohën kur është ndezur zjarri, ai ka qenë në me to.
Sipas Idajet Zogajt, babait të 25-vjeçarit djali i tij është arrestuar pa të drejtë sepse duan t'ia ngecin dikujt. Gjithashtu Idajet Zogaj pretendon se i biri është me probleme mendore, madje thekson se se sulmi ndaj tyre ështëi vazhduesh3m nga policia.
"Problemi i djalit tim është se atë ditë që ma ka arrestuar policia unë isha para shtëpisë bashkë me djalin. Shikoj që policia lëvizte lart poshtë dhe ata më panë mua që lëvizja në rrugë dhe kam nja 20 dhi. Në këtë kohë kam qenë me një tjetër një Limos ishte bashkë me mua po zbrisnim nga policia dhe na tha se ku është mondi, babai i mondit jam unë. Mu hodh një civil dhe më tha unë jam shefi i krimeve do vish me neve, nuk di pse do vij i thashë. Mu hodh inspektori i ksamilit, më tha bën sikur nuk di gjë ti. Më tha mua të bën sikur nuk di gjë, ka vënë zjarr djali matanë te Qafa e Hartës. Djali ska qenë te qafa e Hartës ka qenë me mua. Jo do vish jo sdo vish.
Tha do vish se të marr zvarrë. Ske arsye të më marrësh zvarrë i thashë. Megjithatë ikëm. U futëm në zyra dhe shefi i krimeve bënte s ii çmendur i bërtiste djalit pse vure zjarr. Mos i bërtit zjarrit i thashë, jo ka vënë zjarr më tha. I thashë nuk ka vënë zjarr se ka qenë me mua djali. Bëri procedurën e pyeti djalin i tha hidh firmën, djali sdi shkrim e këndim asgjë. Djali është me prapambetje mendore të rëndë. Tha unë do të ta ndaloj djalin, unë i thashë ske arsye pse ta ndalosh. Unë mendoj se ata duan tja ngecin dikujt dhe thanë tja lëmë këtij. Ne skemi rrugë të hyjmë dhe të dalim në Ksamil, na kanë bllokuar rrugën. Ne kemi 2 vite që bëjmë kërkesa dhe si merr njeri parasysh. Meqë ne kërkojmë të drejtën tonë këta na janë kundërvënë. Dhe prishja që iu bë vëllait skishte pse të ndodhte. Ne po na kundërvihen nuk është djali im që bën këto gjëra. Na janë kundërvënë”, tha ai.