U dëmtua gjatë protestave për vrasjen e Klodjan Rashës, nis riparimi i pemës së Vitit të Ri tek Sheshi 'Skëndërbej' (Pamjet)

Pema e Vitit të Ri në sheshin Skënderbej po riparohet pasi u dëmtua gjatë protestave të dhunshme për vrasjen e Klodjan Rashës.

Protestuesit të cilët për 6 ditë me rradhë kanë protestuar në Tiranë dhe në disa zona në vend, i kanë hequr zbukurimet i kanë vënë flakën edhe pemës së Vitit të Ri.

Ata fillimisht i kapën dritat duke ia hequr pemës ndërkohë vetë pemën nuk e kanë rrëzuar por kanë ndezur një zjarr poshtë saj.

Protestuesit nuk kursyen as pemën e Krishtlindjeve të kryeminsitria të cilën e dogjën dhe më pas e rrëzuan, nuk kursyen as zbukurimet të vendosura në rrugë dhe në fund iu drejtuan qendrës ku dëmtuan dhe i vunë flakën edhe pemës së madhe. 6 ditë protestë në thelb kanë pasur dhunën ndaj institucioneve, e efektivëve të policisë, si dhe ka thyer sinjalistika rrugore dhe çfarë u ka dalë përpara.

Mirëpo pavarësisht dëmtimeve që u shkaktuan, pema po riparohet për t'u bërë siç ishte më parë.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Perëndimi: Vendimet e Parlamentit të Republikës Sërpska kërcënojnë rendin kushtetues të Bosnjës

Perëndimi: Vendimet e Parlamentit të Republikës Sërpska kërcënojnë rendin kushtetues të Bosnjës