TIRANË- Një vajzë është bërë viktimë e abuzimit seksual nga një 31-vjeçar. Ngjarja ka ndodhur në afërsi të Kthesës së Kamzës ndërsa 29 vjeçarja T,K dhe 31-vjeçari GJ. Gj janë njohur në rrjetin social Facebook.
 
Denoncimi është bërë nga vetë vajza e cila ka kallëzuar në polici të riun i cili është shpallur në kërkim që nga dita e djeshme.
 
I riu me banim Tiranë ka abuzuar me vajzën duke kryer marrëdhënie seksuale kundër dëshirës së saj më datë 05.01.2017.
 
Materialet proceduriale i’u kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprën penale “Marrëdhënie seksuale me dhunë me të rritura”, parashikuar nga Neni 102 i Kodit Penal.

Redaksia Online
Al.N/Shqiptarja.com