U pretendua se po vidheshin ndihma te ministria, SHÇBA: Janë prova materiale! Lleshaj: O të mjerë, do jepni llogari!

U pretendua se po vidheshin ndihma te ministria, SHÇBA: Janë prova materiale! Lleshaj: O të mjerë, do jepni llogari!

Aktivistë të Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit, ditën e sotme publikuan disa pamje të punonjësve të SHBÇA-së, të cilët po shkarkonin disa qese me ndihma të "Fundjava Ndryshe", për t’i futur në institucionin e Ministrisë së Brendshme, ku edhe kjo strukturë është e vendosur. 

Aktivistët e Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit, kanë pretenduar se ndihmat që ishin për banorët e prekur nga tërmeti, po vidhen nga punonjësit e SHÇBA-së.

Por për të gjithë këtë situatë, ka reaguar vetë SHÇBA-ja, duke sqaruar edhe episodin e pamjeve që u shpërndanë në rrjete sociale e më pas në disa media.

SHÇBA-ja thotë se pakot me ndihma janë prova materiale të sekuestruara në operacionin e datës 28.11.2019, ku u arrestuan në flagrancë 2 punonjës policie, 1 punonjës i Shërbimit Zjarrfikës, si edhe u proceduan penalisht 2 shtetase për veprat penale të “Mashtrimit” dhe “Shpërdorimit të detyrës”.

“Procedimi i shtetasve të mësipërm u krye pas hetimeve të zhvilluara në lidhje me publikimin e një video në media, ku shfaqeshin pamje të transportimit e përvetësimit të një sasie të konsiderueshme pakosh ushqimore (të sekuestruara në cilësinë e provës materiale) të destinuara për banorët e prekur nga situata e tërmetit.

Me urdhër te Prokurorisë, të gjitha provat materiale të sekuestruara gjatë këtij operacioni janë magazinuar pranë magazinës së Drejtorisë së Përgjithshme të SHÇBA-së, ku është mbajtur proces-verbali përkatës.

Drejtoria e Përgjithshme e SHÇBA, e cila po heton rastin konkret i ka zyrat në godinën e Ministrisë së Brendshme. SHÇBA apelon mediat të kontaktojnë per te marre informacion zyrtar per lajme qe lidhen me Shërbimin, për te shmangur dezinformomini e qëllimshëm te publikut. SHÇBA fton qytetarët dhe mediat te denoncojne çdo rast abuzimi, duke vene ne dispozicion numrin falas 0800 90 90.”-ka deklaruar SHÇBA.

Për këtë ngjarje, reagim të ashpër ka pasur edhe Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj, ku ka paralajmëruar se mediat që e kanë përcjellë si lajm, ose duhet që ta vërtetojnë, ose do japin llogari para ligjit.

Reagimi i Lleshajt:

Edhe korbat kemi mangut....

Teksa jam në Kurbin, në punë për menaxhimin e gjendjes së rëndë, më njoftojnë se disa pisa pa nder dhe dinjitet kanë publikuar një mashtrim të ulët.

Patjetër që duhet të jenë me shumë përvojë në poshtërsira, përderisa imagjinata perverse e tyre prodhon turpe të tilla.

O të mjerë! Ato qese, që kanë ngazëllyer maninë tuaj perverse, janë prova materiale, që i janë kapur një hajduti si puna juaj dhe nuk po shkojnë në zyrën e Ministrit të Brendshëm, por në depon e provave materiale të SHÇBA, struktura që po kryen hetimin në zbatim të detyrave të prokurorit përgjegjës. Për këtë turp, tani keni dy rrugë:

Ose të provoni lajmin e rremë, ose të jepni llogari deri në një para ligjit, si mashtrues ordinerë, që shfrytëzoni gjendjen e rëndë për të bërë biznesin e ndyrë me lajme të rreme.

Zgjidhni.....

Ndërsa kryeministri Rama përmes një reagimi në Twitter, u kërkoi mediave që të jenë shumë të kujdesshëm në dhënien e informacionit, duke i verifikuar më parë ato.

//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Tironci: 02/12/2019 18:28

    Mir korbat po ti ç,far po bon per ty shtypur keto korba? Pse nuk hap hetim sa me pare? Se keto korba po ju degjenerojne me shpifje! Shtypujani kokat ketyre kebave sa nuk ju kane henger ju kokat me shpifjet mete ulta, shpejt sa nuk eshte vone.

    Përgjigju
  • KIRI: 02/12/2019 18:02

    NJE shtet qe nuk menaxhon dot ndihmat,,eshte nje shtet I falimentuar,,,,menjehere te jepet doreheqja dhe ti lihet qeverisja nje ose disa shteteve perendimore,,,,e kemi treguar qe nuk dime te qeverisim,,,me mire nga te gjithe ishte zogu,,dhe deri diku enveri ne fushen territoriale,,te tjeret katastrofe...por dhe ne si komb jemi shume te dhene pas anarkise,,ndryshe nuk ka si shpjegohet sesi vijme ne toka bujqesore dhe bejme shtepi me blloqe,,kur keto toka mund te ishin lene toka bujqesore,,,dhe ne bashkepunim me pushtetin local te percaktoheshin zonat ku mund te ndertoheshin ne baze te planeve dhe projekteve...palaco njerez,,ishallah nje termet 10 ballesh,,tju fshije mor trushkulur,,,..

    Përgjigju
  • sifi: 02/12/2019 14:55

    Zoti Lleshaj me kete palacollek qe bejne aleanca per mos ndertimin e teatrit ,duke shpifur ne menyren me te neveriteshme e kane hallall ti padisesh dhe mos te kesh piken e meshires.Te ishte nje akt vjedhje, do ishin te nderuar, por jane yzmeqar te se keqes ne dite te keqija per mbare shqiptaret.Ndjej neveri per kete lloj llumi qe jeton dhe merr fryme ne Shqiperi.

    Përgjigju
  • Bobi: 02/12/2019 14:50

    Po sa te cpivur qe jeni ju qe jeni ne pushtet , sa shpejt doni qe te mbroni veten, po pse pako MAKARONA DHE BIDONA VAJE do investigoni juuu , rrop qiraa , ginjeshtar

    Përgjigju
    • Bythbi: 02/12/2019 22:53

      Dhe e lane kete pune ne mes te pazari! Ti je per FBI o vllai i K***t, po te vleresoj vllain ;), imagjinoje Veten or King ;)

  • karina: 02/12/2019 13:43

    Bravo ministri, gjuhë pushtetari

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Si është gjendja e Metës? Faik Basha: Po drejton aksionin opozitar nga burgu! Së shpejti do lirohet, në 2025 kandidat për kryeministër

Si është gjendja e Metës? Faik Basha: Po drejton aksionin opozitar nga burgu! Së shpejti do lirohet, në 2025 kandidat për kryeministër