UEFA cakton arbitrat për ndeshjen delikate të Kombëtares, ja kush vendos drejtësi në Rekjeavik

UEFA cakton arbitrat për ndeshjen delikate të Kombëtares, ja kush vendos drejtësi në Rekjeavik

UEFA ka zbuluar së fundmi arbitrat të cilët do të vendosin drejtësi për takimin kualifikues të Euro 2020 të Shqipërisë kundër Islandës. Me datë 8 qershor në Rekjeavik do të jetë një katërshe nga Skocia me kryesor Bobby Madden, një arbitër 40 vjeç.

Ndihmësit e Madden do të jenë bashkëkombasit e tij, asistentë Douglas Ross dhe David Roome, ndërsa arbitër i katërt do të jetë Donald Robertson. Sa i përket arbitrit kryesor ai ka filluar të arbitrojë që në vitin 2002, ndërsa në 2010 është bërë arbitër i FIFA-s.

Në karrierën e tij Madden ka mbajtur takime të rëndësishme në kualifikueset e Botërorit, ndërsa ka paraqitje në ‘Champions League’ dhe ‘Europa League’.

Theksojmë se sfida me Islandën është shumë e rëndësishme për fatet e Shqipërisë në Grupin H kualifikues. Në rast fitoreje shpresat për kualifikim rritën ndjeshëm, ndërsa në të kundërt vendi i dytë mbetet i vështirë për t’u arritur. Para ndeshjes, trajneri i Kombëtares Edy Reja, ka lënë të kuptohet se do të ishte i kënaqur edhe më një barazim, duke patur parasysh faktin që Islanda dhe Turqia janë rivalët e Shqipërisë për vendin e dytë.

Ne.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Lezhë/ Përplasen 'kokë më kokë' dy veturat, plagosen në aksident 2 shoferët dhe pasagjeri (VIDEO)

Lezhë/ Përplasen 'kokë më kokë' dy veturat, plagosen në aksident 2 shoferët dhe pasagjeri (VIDEO)