Ulet numri i infektimeve nga COVID-19 në Greqi/ 334 raste të reja dhe 24 viktima në 24 orët e fundit

Foto ilustruese

GREQI- Në Greqi gjatë 24 orët e fundit kanë rezultuar pozitiv me koronavirus 334 dhe janë regjistruar 24 viktima.

Në raport me ditën e djeshme kanë rënë ndjeshëm numri i infektimeve pasi dje janë regjistruar 605 raste të reja. Ndërkohë numri i viktimave është po i njëjti.

Numri total i infektimeve nga koronavirusi ka shkuar 151980, ndërkohë që ai i viktimave është 5646 në të gjithë vendin duke përfshirë edhe përditësimet e ditës së sotme.

Vaksinimi në Greqi ka nisur më datë 27 dhjetor, si në shumicën e vendeve evropiane me Pfizer.

Pasi Agjencia Evropiane e Barnave ka aprovuar përdorimin e vaksinës anti-COVID, Moderna në Greqi më datë 13 janar kanë mbërritur 8 mijë doza të kësaj vaksine dhe pritet të vijnë të tjera.

J.GJ./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Shifrat e të infektuarve dhe të vdekurve nga Covid-19 mbeten të larta! Çfarë masash duhen të marrin ekspertët?

Komento


×

Lajmi i fundit

John

Biblioteka Kombëtare/Digjitalizohen 850 vepra gjatë 2020-s, specialistja: Po punojmë për kopjet unikale!