'Unaza e Madhe'/ Banorët në ditën e 35-të të protestës, Basha: Duhet të nisë hetimi, të arrestohet Qendro dhe Gjiknuri

Një pjesë e banorëve të 'Unazës së Re' kanë dalë edhe këtë të shtunë për të protestuar ndaj projektit 'Unaza e Madhe'. Në ditën e 35 të protestës, ata kërkojnë dëmshpërblim 100% për shtëpitë të cilat do të preken nga projekti, që sipas tyre, është i paligjshëm dhe i ndërmarrë vetëm për përfitime personale të qeverisë.

Sikurse janë përkrahur përgjatë një muaji nga kreu i PD-së Lulzim Basha dhe deputetë të kësaj force politike, prania e tyre është vënë re edhe sot.

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha vijon të insistojë se projekti "Unaza e Madhe" është një skemë pastrimi parash dhe se forca e tij politike do t’i mbështesë deri në fund banorët e ‘Unazës së Re’ në kauzën e tyre. Më tej, ai kërkoi për këtë "mega aferë" arrestimin e kryeministrit Edi Rama, ministrit të Energjitikës dhe Infrastrukturës Damian Gjiknuri, kreut të ARRSH-së Afrim Qendro dhe të të gjithë atyre që sipas tij janë përfshirë në këtë afërë korruptive.   

Ky nuk është vetëm një projekt vjedhjeje, por edhe një projekt për pastrim ndërkombëtar parash. Kishin bërë gati konton bankare në Amerikë, që paratë e krimit, paratë e korrupsionit – që është krim me kodin penal – t’i çonin në Amerikë. Kjo është arsyeja pse – siç kanë raportuar mediat – ka nisur një hetim edhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Po hetimi shqiptar ku është?

Jua kam thënë para disa javësh, jua përsëris përsëri: Ata që mbajnë në burg, nuk janë thjesht të burgosur politikë të Edi Ramës, ata janë të burgosur të mafias, më në krye Edi Ramën. Në ato qeli nuk duhet të jetë Doriani, në ato qeli nuk duhet të jetë ilia, në ato qeli duhet të jetë Damiani, në ato qeli duhet të jetë Afrimi, në ato qeli duhet të jenë të gjithë ata të përfshirë në këtë aferë korruptive. Koka e kësaj afere korruptive që është Edi Rama.

Pse i mbajnë akoma në burg djemtë e Unazës, që u ngritën për të mbrojtur ligjin, për të mbrojtur kushtetutën, për të mbrojtur banesën e tyre, shtëpinë  e tyre, kundër një padrejtësie? Pse nuk fillon hetimi për personat që kanë ideuar dhe mbrojtur këtë skenë korruptive, që kanë 48 orë që kanë qepur gojën. Pse nuk fillon hetimi për Edi Ramën, që i ka bërë pazaret kokë më kokë me DH-në, me Biba X-in, me Victoria invest-in, dhe me atë kompaninë e tretë që është e përfshirë këtu? Pse? S’kemi përgjigje për këto.

Ndaj unë i ftoj mediat dhe gazetarët t’i çoni këto mikrofona pa vonesë përpara prokurorisë, mos ta lini as të hyjë e as të dalë prokuroren e përgjithshme të përkohshme, që po mbush vitin në detyrë, këtë javë. As vartësit e saj mos i lini të hyjnë pa ju dhënë përgjigje. Pse nuk nisni hetimet ndaj autoriteteve? Janë ato të cilat ndanë lotin në tre pjesë, për të përjashtuar konkurrencën ndërkombëtare. E bënë këtë që të mos futej një firmë ndërkombëtare për ta ndërtuar. Janë ato që futën një kompani fantazëm, për ta futur në tender, pa ofertë. 

Lulzim Basha, Kryetar  i Partisë Demokratike

Sikurse dje, Basha e mbështet tanimë qëndrimin e tij tek materialet e publikuara pak ditë më parë në emisionin "Të Paekspozuarit", të cilat ngrenë dyshime për falsifikimin e dokumenteve në SHBA nga kompania fituese e lotit të parë të "Unazës së Madhe" me vlerë 18.8 mln euro, "DH Albania shpk".

Sa i takon banorëve të dalë në protestë, ata u shfaqën të veshur me jelekë fosforeshentë teksa u shprehnin njëzëri të revoltuar përkundrejt kryeministrit Edi Rama dhe kryetarit të Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj. Banorët brohorisnin "Rama ik", "Shtëpiat tona s'i lëshojmë" , "Shtëpiat tona i mbrojmë me gjak" dhe "O Edvin, o tradhtar do të të tërheqim me litar".

"DH Albania shpk", e cila është kontraktuar nga Autoriteti Rrugor Shqiptar për ndërtimin e mbikalimit dhe nënkalimit tek ish-sheshi “Shqiponja”, zyrtarisht është vënë në hetim. Që prej mëngjesit të djeshëm, Prokuroria e Tiranës ka nisur hetimet për “Falsifikim dokumentash” dhe “Pabarazi në tendera publikë”. Prokuroria pritet që në ditët në vijim të sekuestrojë të gjithë praktikën tenderuese për këtë lot rrugor dhe njëherësh të kërkojë dhe dokumentacionin origjinal pranë Qendrës së Biznesit të kompanisë “DH-Albania shpk”, e cila pretendon se është një kompani degë e prestigjozes amerikane “Dunwell Haberman”. (Lexo këtu)

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Juventusi largon kapitenin në janar, Danilo ka akord me Napolin

Juventusi largon kapitenin në janar, Danilo ka akord me Napolin