Liqeni i Shkodrës është shpallur nga UNESCO Rezervë Biosfere ndërkufitare, duke u përfshirë në Rrjetin Botëror të Rezervave të Biosferës. Ky status vlerëson rëndësinë e veçantë ekologjike dhe natyrore të një prej pasurive më të mëdha të rajonit.

Kryeministri Edi Rama ka publikuar një video nga liqeni i Shkodrës ku e cilësoi këtë si një lajm të bukur për Shqipërinë dhe trashëgiminë e saj natyrore, duke theksuar se përfshirja e Liqenit të Shkodrës në rrjetin e UNESCO-s është rezultat i punës diplomatike dhe i kujdesit për ruajtjen e kësaj pasurie natyrore.

“Me kënaqësinë e një tjetër lajmi të bukur për Shqipërinë e Gjelbër dhe trashëgiminë tonë natyrore, futjen e Liqenit të Shkodrës nga UNESCO në Rrjetin Botëror të Rezervave të Biosferës, rezultat i punës sonë diplomatike po edhe i kujdesit me përgjegjësi për këtë pasuri shqiptare që i shtohet thesareve të botës së mbrojtur nga UNESCO, ju uroj një javë të mbarë”, shkroi Rama.

Statusi i ri pritet të kontribuojë në forcimin e mbrojtjes së ekosistemit të liqenit, si dhe në promovimin e zhvillimit të qëndrueshëm të zonës.

K.B/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës: 6 Qershor, 21:08

    A e mbështesni protestën kundër investimit në Zvërnec?