TIRANE- Këshilli i Ministrave miraton kuotat e pranimeve për master profesional dhe shkencor në universitetet publike, në sistemin me kohë të plotë si edhe tarifat për secilin prej tyre. Ndërkohë nga ana tjetër, Ministria e Arsimit ka bërë publike të gjitha detajet e shpërndarjes së këtyre kuotave sipas universiteteve dhe degëve të fakulteteve. Por ajo që vihet re këtë vit është një ulje e kuotave të pranimit në të dy kategoritë e studimeve, dhe nga ana tjetër një rritje e tarifave në disa degë me 5 deri në 10%.