/ATSH/.- Në vitin akademik 2015-2016 do të ndahen 55 bursa për studentët kosovar që studiojnë në Universitetin e Shefilldit, në Selanik.
Kështu u tha sot në ceremoninë e nënshkrimit të marrëveshjes së bashkëpunimit për këtë vit akademik, mes Ministrit të Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Arsim Bajrami dhe përfaqësuesit të Universitetit të Sheffield-it, Fakulteti Ndërkombëtar "CITY College", Ioannis Ververidis.
Në ceremoninë e nënshkrimit të Marrëveshjes ka marrë pjesë edhe shefja e Zyrës ndërlidhëse e Greqisë në Prishtinë, Konstantina Athanassiadou.
Ministri Bajrami, me këtë rast theksoi se, marrëveshja e nënshkruar është vazhdimësi e bashkëpunimit të filluar vite më parë, nga e cila kanë përfituar një numër i madh i studentëve. Po ashtu, ai foli edhe për krijimin e partneritetit në mes të institucioneve të arsimit të lartë në Kosovë me Universitetin e Sheffield-it, si një nga universitetet me prestigj të lartë botëror, sa i përket procesit të reformimit të arsimit të lartë.
Gjithashtu, Bajrami tha se bashkëpunimi akademik me Greqinë mund të jetë një hap drejt bashkëpunimit politik.
Ndërsa, Ververidis, rektor i Fakultetit Ndërkombëtar të Universitetit të Sheffield-it, tha se deri më tani më shumë 250 të rinj kosovarë kanë përfituar bursa në 6 vitet e fundit.
/Shqiptarja.com