Urina pihet si ilaç? Çudit sërish Altin Joka me teorinë e vjetër të trajtimit të sëmundjeve

I ftuar në emisionin e mëngjesit “Rreze Dielli” në Report TV, me moderatore Androniki Kolka, ishte Altin Joka, nutricionisti i njohur nga Suedia, i cili foli për përdorimin e urinës si medikament për të shëruar probleme të ndryshme të trupit.

”Dikur nënat tona e përdornin urinën për të shëruar dhimbjet e veshit, apo për të kuruar verdhëzën, pra ishte një ilaç natyral që përdorej gjerësisht edhe pse ato nuk kishin dije mjekësore” e nis kështu bisedën nutricionisti i njohur, duke shtuar se ky protokoll mjekësor është zbatuar që në lashtësi, që nga romakët e lashtë, kinezët apo vendet e largëta të orientit, që e përdornin urinën me pika për dhimbje të ndryshme.

”Urina është përdorur gjerësisht nga dentistët në të shkuarën pasi njihen efektet e saj kurative në parandalimin e kariesit tek dhëmbët, ndërsa është vërtetuar se ka një ndikim të madh në qetësimin e dhimbjes së barkut” shtoi Altini, duke theksuar se ajo merret me pika dhe jo me sasi të mëdha apo konsum ditor.

Dikur për të shmangur një shtatzëni përdorej urina e pelës, pasi ishte vërtetuar nga shumë mjekë të kohës që ishte shumë efikase, sikurse kishte rezultuar e suksesshme për dhimbjen e syrit, kataraktet, kurë që përdoret edhe sot në formë kremi në ilaçet që shiten në farmaci.

”Te urina gjendet melanoma, substancë që gjendet në sasi të mëdha tek urina e kuajve, duke shërbyer për lythat, apo për të përgatitur disa lloje kremërash për lëkurën” theksoi Altini, duke shtuar se dikur në Francë, njerëzit lagnin napa me urinën e tyre dhe e vendosnin në qafë kundër stafilokokut.

”Gjatë pandemisë mjekët e kanë përdorur urinën, duke e kombinuar dhe me disa medikamente të ndryshme, si një kurë efikase për Covid 19” tha ai, pa harruar të shtonte se shumë natyropatë njohin plotësisht efektet e urinës dhe ia dinë vlerat.

Urina në përbërjen e saj ka 95 % ujë, ndërsa pjesa tjetër përbëhet nga klorur fosfori, squfur, magnez, aminoacide, vitaminë B-6,B-12, proteina, melatonina, etiomina apo albumina, duke e shndërruar kështu në një substancë shumë të pasur me element kurativ.

MC/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    25 Nëntor, 08:30

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?



×

Lajmi i fundit

Cilat janë pengesat për arritjen e armëpushimit mes Izraelit dhe Hezbollahut?

Cilat janë pengesat për arritjen e armëpushimit mes Izraelit dhe Hezbollahut?