Vëllai i dha patentën Tahirit? Ndreu-
Bashës: Bëre tre gafa në një status

Deputeti i PS-së Pjerin Ndreu i është përgjigjur kryetarit të Partisë Demokratike, Lulzim Basha pasi ky i fundit në një denoncim publik lidhi emrin e vëllait të tij se i kishte dhënë patentën ish-ministrit Tahiri.

Basha publikoi SMS-në e një punonjësi të patentave në Durrës, i cili akuzonte Paulin Ndreun, vëllain e Pjerin Ndreut se pajisi me patentë për skaf ish-ministrin e Brendshëm, Saimir Tahiri.  Ai theksoi se vëllai i tij, nuk ka lidhje me patentën e Tahirit.

Paulin Ndreu s’ka lidhje fare për këtë proces. S’ka lidhje fare se unë e kam pyetur. Po dhe po të kishte lidhje…nuk është e vërtetë se Paulin Ndreu është emëruar drejtor, është mashtrim, gënjeshtër e pacipë. Kontrolli i shtetit e ka bërë një konstatim me një observacion në hetim të situatës dhe këtu nuk ka vend për të tilla trajtime që shkruan Basha. Tre gafa në një status. Paulini nuk është marrë fare me dokumentacionin e Tahirit, ai nuk është emëruar drejtor dhe nuk është propozuar nga kontrolli i Shteti për shkarkim. Është e verifikueshme çdo gjë. Merr e nxirr kot, nxirr fare gjë kot. Jo Paulini, por as një në familje, deri në 4 breza, as nga nëna e as nga babai, s’kanë lidhje me krimin. Kurrë s’ka për të pasur asnjë gjë. Kjo luftë politike është e ndërhyre. Këta për njollosje politike”, tha ai. 

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

NBA/ Oklahoma lider në Perëndim, Bucks humbasin sërish! Fitojnë Miami e Memphis

NBA/ Oklahoma lider në Perëndim, Bucks humbasin sërish! Fitojnë Miami e Memphis