Valdrin Pjetri nën akuzë por i 'shpëton' SPAK-ut, Prokuroria e Tiranës regjistron procedimin penal për të (VIDEO)

Prokuroria e Tiranës ka regjistruar procedimin penal për kandidatin për kryetar bashkie  në qytetin e Shkodrës në zgjedhjet e qershorit, Valdrin Pjetrin, ku ky i fundit akuzohet për falsifikim të formularit të dekriminalizimit. Valdrin Pjetri tashmë do të përballet me drejtësinë si një njeri i thjeshtë dhe nuk mund të konsiderohet zyrtar i lartë pasi nuk arriti ta merrte detyrën, dhe kjo e ka shpëtuar nga hetimi i Prokurorisë së Posaçme, SPAK.

Pjetri hoqi dorë nga marrja e detyrës si kryebashkiak i Shkodrës pas akuzave të Partisë Demokratike lidhur me të shkuarën e tij në Itali.

Sipas Prokurorisë, Valdrin Pjetri, ish-kandidati i PS për Bashkinë e Shkodrës është arrestuar në 27 Janar 2003 në shtetin italian për drogë, dhe më pas është dënuar me 27 muaj burg dhe 1500 euro gjobë, ndërsa në 4 shkurt po të këtij viti është dëbuar nga shteti italian, gjë të cilën nuk e ka deklaruar në formularin e vetëdeklarimit të dorëzuar në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve pas kandidimit në zgjedhjet lokale të 30 qershorit.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A mund të zhvillojë Shqipëria turizmin elitar?



×

Lajmi i fundit

Erion Veliaj: SPAK të ecë vetëm para, kush ka gabuar të mbajë përgjegjësi! Llumi e fundërrinat kundër meje (FJALA E PLOTE)

Erion Veliaj: SPAK të ecë vetëm para, kush ka gabuar të mbajë përgjegjësi! Llumi e fundërrinat kundër meje (FJALA E PLOTE)