VanHorn në Vlorë: Reforma në drejtësi është punë e të gjithëve, nuk është vetëm SPAK

VanHorn në Vlorë: Reforma në drejtësi është punë e të gjithëve, nuk është vetëm SPAK

Nancy VanHorn

Vlore - E Ngarkuara me Punë e SHBA-vë në vendin tonë, Nancy VanHorn është takuar në Vlorë me Drejtorin Rajonal të Agjencisë së Mbikqyrjes Policore, Glodian Ahmetaj dhe studentë të Fakultetit të Drejtësisë në universitetin “Ismail Qemali”.

VanHorn deklaroi se Reforma në Drejtësi është një tjetër angazhim i rëndësishëm për Shqipërinë, në të cilin kanë ndikim të gjithë aktorët, nga ata politikë, social dhe shoqëror.

“Reforma në drejtësi është punë e të gjithëve, nuk është vetëm SPAK. Kështu që unë do t’ju inkurajoj se si mund të përshtateni dhe çfarë mund të bëni në këtë aspekt. Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë me ju në këtë rrugëtim”, tha  ajo.

Edhe në këtë takim, VanHorn theksoi rëndësinë e angazhimit të komunitetit për të ndërtuar besimin publik, për të përforcuar përpjekjet vendore për zbatimin e ligjit dhe luftën kundër korrupsionit.

“Për mua, është me të vërtetë një shenjë shprese për të ardhmen e Shqipërisë që ka kaq shumë të rinj, studentë të drejtësisë, me kolegë nga forcat e rendit, ku mund të flasim për rolin e zbatimit të ligjit në komunitetin tuaj. Në udhëtimin për në Vlorë këtë mëngjes, po flisja me një nga kolegët e mi nga ambasada dhe tema e diskutimit tonë, ishte: Si mund ta ndihmojmë Shqipërinë të ndërtojë një kulturë të vërtetë integriteti dhe një kulturë ku sundon ligji? Jo vetëm në universitete, jo vetëm në zyrat e policisë, por të jetë pjesë e asaj që bëjmë çdo ditë. Sepse janë vendimet e përditshme që merrni ato që e ndërtojnë këtë kulturë”, u shpreh VanHorn.

Gjatë fjalës së saj e vuri theksin edhe te puna e Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore, që ka kompetencën për të inspektuar dhe hetuar standardet e korrupsionit, sjelljet e pahijshme nga policia, zjarrfikësit etj.  “Dhe puna e tyre është e rëndësishme për përparimin e Shqipërisë drejt anëtarësimit në BE dhe për ta sjellë atë në përputhje me standardet evropiane” tha ajo. 

S.G/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    7 Dhjetor, 15:58

    Sipas jush kush duhet ta numërojë votën e diasporës?



×

Lajmi i fundit

Mbi 12 mijë gjoba gjatë një jave, Rrugorja e Tiranës bën bilancin: 9 mijë për qëndrim të gabuar! 25 arrestime, ndalime dhe procedime

Mbi 12 mijë gjoba gjatë një jave, Rrugorja e Tiranës bën bilancin: 9 mijë për qëndrim të gabuar! 25 arrestime, ndalime dhe procedime