Vargjet e Alda Merinit në gegërisht, përkthyesja: Lexuesi shqiptar e sheh dashurinë në mënyrë poetike! (VIDEO)

“E çmendun, e çmendun, e çmendun dashunie për ty” i poetes së njohur Alda Merini vjen nën shqipërimin e përkthyeses Ledia Dushi. Në këto vargje që dominon dashuria, qëllimi i Dushit, ka qenë që përmes përkthimit në gegërisht të ruhen imazhi dhe muzikaliteti i tyre... Gjatë promovimit të librit edhe botues e përkthyes e cilësuan përkthimin në dialekt, një përvojë shumë të mirë që vet poezia e kërkon

“Praktikisht, përkthimi në gegërisht duket si zgjedhje më e lehtë, meqenëse bazohet në një përvojë 30-vjeçare të të shkruarit të poezisë. Por e rëndësishme ishte që të sillja dy elementët thelbësorë të poezisë, vizualen dhe muzikalitetit. Për muzikalitetin më ka ardhur në ndihmë dialekti, duket sikur është mbërthyer, është formësuar. Ka ardhur i plotë”, tregon poetja edhe përkthyesja Ledia Dushi.

Dashuria për Alda Merinin ka qenë komplekse, ekuilibrohej mes trupit dhe shpirtit, pavarësisht se pa i humbur kthimet e herëpashershme në familje, disa vite të jetës poetja i kaloi në një klinikë psikiatrike

Alda Merini është poete, poezinë e ka kuptuar si element që mund ta shpëtonte”, shprehet Dushi.

Lexuesit shqiptarë të Alda Merinit janë të shumtë, edhe kjo sipas përkthyeses ndodh sepse dashurinë e shikojnë në formë poetike 

“Një shkrimtar më shkroi se: “Çdo njeri që ka rënë në dashuri duhet që t’i drejtohet partnerit me poezitë e Merinit”. Merini është një poete e dashur dhe e njohur në Shqipëri, unë kam has variante përkthimore të ndryshme të poezive të saj, prandaj mendoj se fakti që ka këtë lloj popullariteti dhe lexuesi i qaset edhe për sprova përkthimore. Kjo do të thotë se ekziston një dëshirë e lexuesit shqiptar për ta parë dashurinë në formë poetike”, përfundon poetja Ledia Dushi.

Vëllimi poetik shoqërohet me ilustrime të piktores Zamfira Heta.

1614783432_aldamerini.jpg

Poetja Alda Merini 

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja