Papa Françesku kërkon të ftojë të burgosurit në ambientet e brendshme të bazilikës së shën Pjetrit për të festuar Jubileun e Mëshirës të Kishës Katolike, njoftoi sot një klerik i lartë i Vatikanit.
Kryepeshkopi Salvatore Fisichella nuk dha detaje të tjera për ftesën e paprecedentë të Papës, e vlefshme për më 6 nëntor 2016.
Mbetet i paqartë numri i të burgosurve dhe burgjet nga të cilët do të vijnë.
"Ne po studjojmë mundësinë, ne nuk e dimë nëse do të ndodhë, por ne duam që disa të burgosur të kenë mundësinë të festojnë Vitin e tyre të Shenjtë me papa Françeskun në bazilikën e shën Pjetrit", theksoi Fisichella.
Një jubile, i njohur ndryshe edhe si Viti i Shenjtë, u ofron katolikëve një rast special për të kërkuar falje për mëkatet e tyre. Ai bëhet një herë në 25 vjet, por papët mund të bëjnë vit të shenjtë ekstra./ atsh/
/Shqiptarja.com