VD/ Dështoi në “Times Square”
Mariah Carey: Ndonjëherë ta shpif

VD/ Dështoi në “Times Square”<br />Mariah Carey: Ndonjëherë ta shpif
Për këngëtaren amerikane Mariah Carey fundi i vitit 2016 nuk ka qenë edhe shumë i bukur.

Performanca e saj në “Times Square” për Vitin e Ri ka qenë pothuajse një dështim.
Pak minuta para të ndodhte shpërthimi tradicional i topit ishte përgatitur që Carey të këndonte këngën e saj “Emotions” së bashku me balerinët e saj.

Por nuk shkoi ashtu siç të gjithë e prisnin. Problemet e shumta teknike bënë që këngëtarja të dorëzohej së kënduari.
Pothuajse e zhveshur në skenë, përpara miliona njerëzve që ishin mbledhur për të festuar hyrjen në vitin e ri Carey u “dhuroi” një mbyllje vitit jo shumë të bukur.

Edhe vetë këngëtarja u zhgënjye nga performanca e saj dhe këtë gjë e shprehu nëpërmjet një postimi në Twitter ku shkruan “Ndonjëherë, ta shpif. Një vit të mbarë dhe të shëndetshëm për të gjithë! Ja diçka për të bërë më shumë tituj në vitin 2017.

  • Sondazhi i ditës:

    Djegin karriget dhe sende drejt Spiropalit, si e vlerësoni aksionin e PD?



×

Lajmi i fundit

Kaosi në Kuvend, Kryesia e Partisë së Lirisë: Mbështesim plotësisht qëndrimin e opozitës në Parlament

Kaosi në Kuvend, Kryesia e Partisë së Lirisë: Mbështesim plotësisht qëndrimin e opozitës në Parlament