VD/Djali i Fahriut: Më 26 qershor
zgjohemi me diell demokratik

Djali i Fahri Balliut, Klevis Balliu, kandidat i Partisë Demokratike në Qarkun Korcë i shokoi të gjithë kur në Facebook-un e tij, lëshoi një deklaratë falenderimi për Bashën, të mbushur me gabime ortografike e sintaksore, duke u etiketuar nga media si “analfabeti” i ardhshëm në Parlament.

Por me sa duket, i arsimuari jashtë shtetit, këshilltari i Presidentit të Republikës, Klevis Balliu, nuk do të mbahet mend vetëm për problemet e thella me gjuhën shqipe.

Nga Pogradeci, në takimin prezantues ku merrte pjesë edhe Basha, Klevis Balliu ka deklaruar se “Në 26 Qershor zgjohemi me një diell demokratik, me një diell për kulturën, me një diell për qytetarët”.

Çfarë ka dashur të thojë kandidati për deputet?!

Ndoshta vetëm ai mund t’ja gjejë kuptimin dhe logjikën kësaj deklarate, që ia kalon asaj të Ferdinand Xhaferit, ish-ministrit demokrat që deklaronte se “do të përmirësonte cilësinë e diellit”./Tema

Gafa e Balliut (minuta 03.57)



Redaksia Online
al.n/Shqiptarja.com

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Shenjat që kanë më shumë gjasa të fillojnë një zënkë në tryezën e festave

Shenjat që kanë më shumë gjasa të fillojnë një zënkë në tryezën e festave