Teksa ka denoncuar sot për kapjen e 8 ton hashash në Itali, Duma në vend që të thoshte se kjo sasi droge ka kaluar nga porti i Durrësit, ajo thotë nga "aeroporti i Durrësit".
Sikur të mos mjaftonte, ajo e përsërit dy herë madje me një vendosmëri dhe bindje të madhe.
"Krimi, pushteti i krimit po dominon shtëpitë, po dominon edhe rruhgët, madje edhe aeroportin e vetëm ndërkombëtar të vendit por edhe aeroportin e Durrësit. 8 ton drogë kanë kaluar në aeroportin e Durrësit, duke bërë sikur nuk e ka vënë re, por realiteti është krejt ndryshe", shprehet Duma.
Redaksia Online
(B.K/Shqiptarja.com)