Vdekja e dhunshme e 42-vjeçarit, kryepolici Rrumbullaku urdhëron inspektimin e Policisë së Pogradecit nëse e fshehën krimin

Vdekja e dhunshme e 42-vjeçarit, kryepolici Rrumbullaku urdhëron inspektimin e Policisë së Pogradecit nëse e fshehën krimin

Foto nga momenti i ngjarjes në Pogradec

Tiranë- Vdekja e 42-vjeçarit Egli Proga pas një sulmi të dhunshëm fizik nga tre persona të tjerë, ka detyruar kryepolicin Muhamet Rrumbullaku të nisë inspektimet e procedurave të kryera nga Policia e Pogradecit, në qarkun e Korçës.

Shkak u bënë lajmet dhe dyshimet e hedhura nga disa media ditën e djeshme, se Policia kishte fshehur krimin e vrasjes dhe mbrojtur autorin e sulmit fatal, që është i afërm i zyrtarëve të lartë vendorë. Më herët policia vendore e kishte mohuar përfshirjen e efektivëve në fshehje të provave, duke specifikuar se menjëherë pas ngjarjes identifikuan dhe ndaluan 29-vjeçarin Denis Meçi, si të dyshuar.

Po sot, drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, urdhëroi inspektim në Drejtorinë Vendore të Policisë, Korçë, lidhur me ngjarjen në qytetin e Pogradecit.

Ngjarja dyshohet se erdhi si rezultat i përleshjes së dy palëve, teksa autori ka qenë i shoqëruar edhe nga dy persona të tjerë, që gjithashtu po procedohen.

“Bazuar në Rregulloren e Policisë së Shtetit, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Drejtues Madhor Muhamet Rrumbullaku, urdhëroi Drejtorinë e Standardeve Profesionale për kryerjen e vlerësimit të zbatimit të detyrave të strukturave në Drejtorinë Vendore të Policisë, Korçë, dhe në Komisariatin e Pogradecit, lidhur me ngjarjen ku, pas një konflikti, humbi jetën një 42-vjeçar”, thuhet në njoftimin zyrtar të institucionit blu.

Dhe më tej sqarohet procedura që do të ndiqet:

“Drejtoria e Standardeve Profesionale në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit do të vlerësojë të gjithë tërësinë e veprimeve dhe reagimit të punonjësve të policisë, prej momentit të parë të marrjes së njoftimit mbi ngjarjen, duke synuar nxjerrjen e përgjegjësisë dhe personave përgjegjës, nëse rezultojnë të tillë”, duke siguruar edhe për angazhimin maksimal për zbatimin e ligjit.

Egli Proga u raportua se humbi ditë një ditë më parë (11 Gusht), pasi ishte rrëzuar në rrugë në gjendje të dehur në Pogradec. Por, nga hetimet e kryera rezultoi se ai ishte rrahur për vdekje dhe ka ndërruar më pas jetë në spitalin e Pogradecit.

Autori i ngjarjes dyshohet se është 29-vjeçari Denis Meçi, i cili u largua nga vendi i ngjarjes dhe u kap gjatë ndjekjes nga blutë e Pogradecit. Sherri ka ndodhur në ambientet e jashtme të një prej lokaleve të qytetit dhe të rinjtë besohet se kanë qenë në gjendje të dehur.

Viktima pasi u gjakos hyri për pak në lokal, por më tej doli në rrugë, ku dhe u shemb në asfalt. Autori dyshohet se ka qenë i shoqëruar edhe nga persona të tjera dhe verifikimet janë ende aktive.

Egli Proga, viktima dhe Denis meçi, i dyshuari për krimin

 

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 12:01
VIDEO/ Momentet e fundit të Egli Progës, veprimet që bëri para se të ndërronte jetë nga sulmi i dhunshëm

Pogradec- Zbulohen momentet e fundit të 42-vjeçarit Egli Proga, që përfundoi viktimë e një sulmi të dhunshëm në ambientet e jashtme të një lokali në Pogradec, ditën e djeshme (11 Gusht).

“Report TV” dhe “Shqiptarja.com” disponojnë edhe videon ekskluzive të të ndjerit, çastet e fundit para se të dhunohej barbarisht nga i arrestuari Denis Meçi. Në videon e gjatë 1 minutë e 11 sekonda, të shkëputura nga një dyqan fruta-perimesh në Pogradec, pranë vendngjarjes, dallohet në fillim 42-vjeçari që del nga një ambient biznesi, që duket se e zotëronte vetë, teksa përpiqet ta mbyllë me çelës dhe me shumë vështirësi.

Proga dallohet se nuk mban dot ekuilibrin (dyshohet nga gjendja e dehur) dhe pas shumë përpjekjesh arrin ta mbyllë derën dhe nis të ecë i lëkundur në trotuarin e rrugës. Në dorë mban edhe një çantë të vogël, teksa kalon dyqanin dhe aty kamera mbaron vëzhgimin vizual.

Teksa vetëm pak momente më vonë, ai është sulmuar barbarisht dhe u shemb në asfaltin e rrugës. Por edhe pse u dërgua me urgjencë në spital pasi iu dha ndihma e parë në rrugë nga qytetarët, Proga fatkeqësisht ndërroi jetë.

Për ngjarjen kanë nisur verifikimet e procedurave të ndjekura nga Policia e Pogradecit, me urdhër të kryepolicit Muhamet Rrumbullaku, nëse ka pasur shkelje ligjore dhe hetimore paraprake. Motivet e ngjarjes së rëndë mbeten ende të panjohura dhe prokuroria e ka ende në hetim aktiv, ku po mbledh pamje, dëshmi dhe prova të tjera.

A.Q/I.M/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria dy medalje bronzi në Lojërat Olimpike, e kujt është merita?



×

Lajmi i fundit

Miqësoret/ Liverpool mrekullon me lojën dhe mposht Sevillan, Juventusi mundet nga Atl. Madrid! Interi paqe 1-1 në Londër ndaj Chelsea, 'zhduket' Broja

Miqësoret/ Liverpool mrekullon me lojën dhe mposht Sevillan, Juventusi mundet nga Atl. Madrid! Interi paqe 1-1 në Londër ndaj Chelsea, 'zhduket' Broja