‘Vdiq edhe një gango’, Cllevio ndan fotot me të riun që vdiq në duart e policisë: Do vi të pi një cigare te vila jote

‘Vdiq edhe një gango’, Cllevio ndan fotot me të riun që vdiq në duart e policisë: Do vi të pi një cigare te vila jote

Lear Kurti dhe Cllevio

‘Vdiq edhe një gango’, kështu ka reaguar për ndarjen nga jeta të 32-vjeçarit Laer Kuritit në Tiranë reperi i njohur, Cllevio. 

Klevion Ahmetaj, i njohur ndryshe si Cllevio përmes postimeve në rrjete sociale ka ndarë foto me Kurtin me disa mbishkrime përbri. I përmalluar ai shkruan se do ta marrë mallë për mikun e tij, për të cilin, Cllevio shkruan se do shkojë të pijë një cigare në vilën e tij të fundit.

“Vdiq dhe një gango. Pse kështu do humbim shok çdo muaj?! Sa më ke mërzit o Lear, kakami vogël.

Normal se do më marri malli për ty.

Do vi të pi cigare te vila jote fundit”, shkruan ai në rrjetin e tij social Instagram.

Kujtojmë se Lear Kurti ndërroi jetë në duart e policisë, por rrethanat mbeten ende të paqarta dhe pritet të zbardhen nga ekspertizave. Në ekspertizën paraprake rezultoi se i riu Lear Kurti ka ndërruar jetë si pasojë e overdozës pasi në stomak i është gjetur një përmbajtje plastike disa cm. Gjatë ndjekjes, burime bëjnë me dije se 32-vjeçari kishte me vete një dozë kokaine, të cilën mendohet ta ketë gëlltitur nga frika gjatë ndjekjes nga policia pasi nuk donte të arrestohej. Në stomakun e 32-vjeçarit ka shenja hemoragjie, çka mund të jetë shkaktuar nga gëlltitja e lëndës plastike ku dyshohet se mbahej lënda narkotike.

1/3
G.MO/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sapuni: 21/10/2022 10:33

    Prap e qiti koken ky lloshi?? O llosh, te ka marr prap malli per sapun kshu?

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon votimin e detyrueshëm, jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Tv shtetëror iranian: Sulmi u pilotua nga të infiltruar brenda vendit

Tv shtetëror iranian: Sulmi u pilotua nga të infiltruar brenda vendit