Veliaj: FRESSH, garë
me model amerikan

Veliaj: FRESSH, garë<br />me model amerikan
Sekretari socialist për Rininë dhe Emigracionin, Er jon Veliaj, në një intervistë për gazetën "Shqiptarja.com" ka vlerësuar ecurinë e takimeve që po zhvillohen me të rinjtë në të gjithë vendin, në kuadër dhe të hapjes së PS ndaj rinisë. Veliaj ka shuar të gjithë zërat në lidhje me mundësinë e përçarjes në këtë organizate për shkak të futjes së modelit amerikan të konkurrencës për kryesimin e FRESSH.

Zoti Veliaj, Re:Fressh ka qenë një hapje e madhe e PS për të rinjtë. Do e vazhdoni turin e anëta¬rësimeve te reja, apo kjo ishte një fushatë e përkohshme?
Sot rinia përfaqëson një gjeneratë të indinjuarish e të zhgënjyerish. Ndonëse jemi vendi me moshën mesatare më të re, mundësitë që ofrohen për rininë janë minimale. Këtu ka diçka që s'shkon. Qeveria ka zgjedhur ta injorojë rininë, duke menduar se problemi do të largohet po të injorohet. Ne po bëjmë të kundërtën, dhe Re:Fressh ka qenë një përvojë e jashtëzakonshme e punës me të rinjtë në Partinë Socialiste. Shumica e të rinjve nuk duan lëmoshë nga politika e as duan t'i servilosen asaj. Përkundrazi, shumica e tyre duan që të kenë një mundësi të tregojnë sa të aftë e të talentuar janë në angazhimet publike, e kësisoj të avancojnë në jetë me meritë. Re:Fressh është një platformë e riorganizimi e hapje e organizatës rinore në PS. Nga 15 Janari kur nisëm në Tiranë kemi qenë të pranishëm në 18 rrethe të vendit. Këtë javë vazhdojmë në Gjirokastër e Sarandë, e gjer në fillim të verës do kemi qenë në të gjithë Shqipërinë. Kemi takuar mijëra të rinj entuziastë, e kemi dëgjuar ëndrrat e problemet e tyre. Anëtarët e rinj e kanë bërë PS-në më të madhe e me potencialet e të rinjve, edhe më fituese.

Ne fakt u fol se ka pasur disa debate per modelin e propozuar prej jush per zgjedhjen e kreut te FRESSH. Çfare risie doni të shpalosni me këtë "modelin amerikan" të zgjedhjeve?
Unë besoj se Shqipëria duhet bërë vend i mundësive për të gjithë. Kjo mund të ndodhë nëse partia me e madhe në Shqipëri do vazhdojë të jetë një vend i mundësive për të gjithë të rinjtë e angazhuar. Ndaj ideja është që secili kandidat të kenë mundësi të debatojnë përpara anëtarëve tanë në 36 rrethet e vendit për ta përfunduar garën në Kongresin e FRESSH-it në Tiranë më 12 Qershor. Po, ky është një turne i gjatë e sfidues për të gjithë kandidatët, por është një mënyre fantastike për të promovuar djem dhe vajza të rinj, që kanë talentin dhe aftësinë për të përballuar një angazhim publik intensiv.

A mos ndoshta një garë e tillë brenda strukturave rinore do të shkaktojë rivalitet dhe përçarje?
Mendoni që po të mos ketë garë fare sjellim ndonjë kontribut? Mendoni se të adoptojmë dhe ne modelin turbofolk-tallava tek rinia e majtë, do arrijmë të bëjmë diferencën? Kjo është një garë idesh, propozimesh e platformash që kontraston kryekëput me pushtetin. A i patë gafat në faqen e Ministrisë së Rinisë? Po listat me 'fëmijët' e pushtetarëve që punojnë në çdo ambasadë tonën, të kthyer në konvikte? E pra, modeli ynë i aftësisë dhe meritës është ndryshe nga modeli i injorancës dhe nepotizmit. Kjo garë është dëshmi e asaj që besojmë! Ndaj kushdo që e ndjen veten të aftë të kryesojë FRESSH-in, është i mirëpritur të garojë e të kontribuojë.

A keni menduar një platformë se si do të jetë puna e të rinjve për zgjedhjet e ardhshme parlamentare? Apo këtë detyrë do t'ua lini strukturave të reja që do të nxjerrë forumi eurosocialist?
Gjer në atë fazë kemi përpara Rrugën e Programit-ku shumë të rinj janë angazhuar tek grupet për Politikat Rinore, Punësimin e Arsimin. Papunësia është 2 herë më e madhe tek të rinjtë.Risi e këtij programi është një fokus tek të rinjtë në zonat rurale, arsimi profesional dhe financimi i punësimit për të rinjtë. Jam shumë i kënaqur që koordinatorët tanë në komuna dhe bashki tashmë janë kthyer në epiqendra të aksionit rinor për ato komunitete. Rrjeti i Profesionistëve të Rinj është gjithashtu një mënyrë e angazhimit të administratorve të suksesshëm në sektorin privat pranë PS. Edhe strukturat tona jashtë vendit janë angazhuar në një proces që do të rikthente talente shqiptare për të kontribuar në qeverisjen e re të vendit. Në këtë sens jemi tashmë në fushatë, dhe përfundimi i zgjedhjeve në FRESSH do ta bëjë këtë fushatë më intensive e më të suksessshme.

(aq/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë