Vendimin e Gjykatës Kushtuese e cila rrëzoi dje vendimin e qeverisë për shkarkimin nga detyra të kryebashkiakut të Tiranës Erion Veliaj, juristi Rezart Kthupi, e ka cilësuar si vendimin më të mirë.
I ftuar në emisionin ‘Studio Live’ në Report Tv, ai tha se duhet që të pritet që të zbardhet vendimi i plotë i GJK për të parë arsyetimin e gjykatës lidhur me këtë vendim.
‘Ishte vendimi më i mirë i mundshëm e asaj që gjykata shqyrtojë. Nëse unë do të kisha qenë pjesë e trupës gjykuese do të kisha marrë të njëjtin vendim. Por kur të zbardhet vendimi i plotë i gjykatës, ne do të shohim se kush është arsyetimi i gjykatës. Pra kur të zbardhet vendimi do të tregojë se kush janë arsyet që një pjesë e trupës së gjykatës votojë pro dhe pjesa tjetër votojë kundër. Rama nëse kishte hallin e Tiranë duhet ta kishte bërë kërkesën për shkarkimin ditën që u mbushën 3 muaj që ai nuk ishte paraqitur në detyrë. Kishte edhe një kërkesë nga grupi i PD për shkarkimin e Veliajt. Edhe pse vendimet janë politike nuk e përjashton as kryeministrin dhe as Këshillin Bashkiak të Tiranës që të respektojë ato që janë procedurat ligjore. GJK e bëri atë që duhet që të bënte, po Rama tani thotë meqënëse e latë në detyrë, atherë zgjidheni ju hallin e qytetarëve të Tiranës’, tha ai.
Kthupi tha se Veliaj mund të paraqes një kërkesë në Kushtetuese dhe kjo e fundit të shqyrtojë masën e sigurisë arrest me burg. Sipas tij, shkarkimi i Veliajt nga posti i kryebashkiakut të Tiranës ishte një vendim politik.
‘Veliaj mund të paraqes një kërkesë në GJK dhe ajo mund ta shqyrtojë atë. Pra jemi në kushtet ku mund të kërkojë në GJK nëse kjo masë që është vendosur ndaj tij është Kushtetuese. Po Rama duhet që të priste sa të dilte vendimi i zbardhur dhe të nis një procedurë të re.
Nëse Veliaj do të kishte dhënë dorëheqjen që në momentin e parë që ai u përballë me drejtësinë nuk do të kishim këtë diskutim që ne bëjmë sot. Në rastin konkret kur është bërë shkarkimi në tetor ishte për arsye politike të Ramës se po të ishte për interes të qytetarëve e kishte bërë shkarkimin në maj 3 muaj pas arrestimit’, tha ai.
Komente









