TIRANË - Programi për transportin urban ishte kontrata e radhës që kandidati për Bashkinë e Tiranës Erion Veliaj lidhi me qytetarët.
Veliaj ka theksuar se bashkia e re e Tiranës nën drejtimin e tij do të fokusohet te problemet e vogla fillimisht, por që sjellin shetësime për qytetarët siç janë problemet e me parkingjet, korsitë, sinjalistikën rrugore etj.
Nga Sheshi “Nën Tereza” ku zhvilloi një takim me qytetarët e Tiranës dhe urbanist, Veliaj në dukje faktin se transporti publik në Tiranë këto katër vitet e fundit është degraduar, duke sjellë kaos tek qytetarët, ndërsa premtoi zgjidhje të këtij problemi.
Sipas Veliaj, pas zgjedhjeve Tirana do të ketë një hart të re administrative ku do të bëjnë pjesë dhe 13 komuna të reja, çka do sjelli një kaos edhe më të madh në transportin publik, qe duhet ristrukturuar totalisht.
“ A e dini sesa është numri makinave që qarkullon në Tiranë?, pyeti Veliaj, teksa nënvizoi se çdo ditë në Tiranë qarkullojë 140.000 makina. Mesatarisht secila makinë bën 4-5 rrugë në ditë. Ndodhin 800.000 udhëtime në ditë. Këto shkaktojnë problem të jashtëzakonshëm me trafikun. Në 4 vitet e fundit edhe transporti publik ka pasur degradim. Gjysma e banorëve të Tiranës përdorin autobusin dhe transportin publik”, tha Veliaj. “Tirana e re e 21 qershorit do jetë një Tiranë ku bashkohen 13 komuna të tjera. Nuk mund të kemi transport publik që i shërben vetëm unazës së Tiranës pa integruar edhe rrethet.”, -theksoi ish-Ministri Mirqënies Sociale dhe Rinisë.
Veliaj paralajmëroi kallëzim penal për zyratrë të Bashkisë, të cilët sipas tij, kanë hapur një tender prej 8 milionë eurosh për sahate të reja të ujësjellësit.
“Një njeri që sot drejton policinë bashkiake është më shumë lajm për gjobat që vendos, për sherret që bën në pikat e basteve dhe sot kryeson INUV që nuk përfaqëson më të mirën. Në tiranë llumi shkon sipër dhe ajka bie poshtë, nuk mund të kemi 1 polic bashkiak që 1 në 2 netë gdhihet në komisariate. Do largojmë ata njerëz që janë bërë ikona të shkeljes së ligjit në qytet. Do bëjmë audit në bashkinë e Tiranës për të gjitha padrejtësitë”, tha Veliaj.
Me tej Veliaj sulmoi programin e prezantuar e nga kundërshtari i tij Halim Kosova. Sipas Veliaj, ata kanë ricikluar premtimet e vjetra, të cilat jo vetëm nuk janë mbajtur por janë kthyer në barcaleta.
“Po bëjnë të njëjtat premtime që nuk kanë mbajtur në 4 vite, ndërtimi i unazës së madhe, i kishin të gjitha dhe vetëm tani kemi ecur shpejt me punimet, premtimi spektakolar i tramvajës është kthyer në barcaletë, tani thonë nuk ishte premtim tramvaja por vizioni i projektit, e kanë kuptuar edhe vetë që tramvaja është barcaleta më e madhe e dekadës së fundit, as kandidati aktual (Halim Kosova) nuk e premton tramvajin, nuk është ndërtuar asnjë parkim nëntokësor, asnjë nënkalim në rrugën “Dritan Hoxha”, rrugët pa ndriçim; ka rënë me 70% ndriçimi në Tiranë, premtimet vjetra po i dëgjojmë të ricikluara, pyetja që kam për Kosovën: Nëse i premtoni sot pse nuk i bëni sot? Sot kanë stafin dhe mundësitë”, tha Kosova.
Redaksia online
(S.M/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

VIDEO