Velipojë-Një 60 vjeçar është arrestuar mbrëmë nga policia, pasi kanosi me armë zjarri pas një konflikti një person.
 
Sipas policisë, Luigj Dashi 60 vjeç në qendër të fshatit Gosmiqe e Re, pas një konflikti të çastit ka kanosur me armë zjarri shtetasin me inicialet P.M.
 
Pas denoncimit, i moshuari është vendosur në pranga, ndërsa në banesë iu gjet arma e zjarrit tip automatik.


dy.b/shqiptarja.com