Venera dhe Lindi e konfirmojnë! Do të martohen këtë vjeshtë me një ceremoni të vogël

Venera dhe Lindi e konfirmojnë! Do të martohen këtë vjeshtë me një ceremoni të vogël

Venera dhe Lindi

Një nga çiftet më të dashura për publikun , Lind Islamin dhe Venera Lumani do të kurorëzojnë dashurinë e tyre me martesë, tetorin e ardhshëm.

Këtë lajm të bukur e ka konfirmuar vetë çifti , nisur nga disa aludime që pas dasmës së çiftit Elgit dhe Klea, ku ata ishin të ftuar.

Dyshja Venera dhe Lindi thanë se do të ketë një dasmë dhe se ceremonia do të mbahet në vjeshtë dhe do të jetë diçka shumë e vogël dhe private.

“Fund shtatori, fillim tetori do bëjmë diçka të vogël që me siguri do të bëhet e madhe”, tha këngëtarja.

Çifti nuk ndau më tepër detaje për dasmën e tyre të planifikuar tashmë, por tani për tani kaq informacion është më se mjaftueshëm.

Kujtojmë se dyshja prej vitesh kanë një histori të bukur dhe të gjatë dashurie.

Ky vit duket se do të jetë sezoni i dasmave për një pjesë të mirë të estradës. Pas Kleas kemi dasmën e Arbanës dhe në shtator të Venerës me Lindin.

M.T/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Termeti: 09/06/2023 11:15

    Dy çiftet më të mirë sot për sot janë. Alban Skenderaj& Mirjam Cani dhe Lind Islami&Venera Lumani !

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni urdhrin për heqjen e pushimeve verore për policët?



×

Lajmi i fundit

'Nuk jam mirë psikologjikisht', Olena Zelenska: Ju rrëfej tmerret e pushtimit rus

'Nuk jam mirë psikologjikisht', Olena Zelenska: Ju rrëfej tmerret e pushtimit rus