Veri Jug - Fytyra e historisë në Gurin e Zi në Shkodër

Veri Jug në Report Tv sjell një reportazh nga Guri i Zi - Shkodër. Historia e shkëmbit të çuditshëm fushor që i dha emrin fshatit dhe zonës rreth tij. Kalaja e Gajtanit, historia e një kështjelle ilire e datuar para lindjes së krishtit. Më pas udhëtim drejt fshatit Sheldia, ku prej shekujsh bujqit mbjellin duhanin më të mire në botë, thotë kryetari i fshatit Pjetër Marku. Në zemër të fshatit një kishë e shekullit 18.

Historia e këmbanës 200 vjeçare, dhuratë nga Vatikani popullit të fshatit Sheldi, pasi bujqit e këtij fshati i dhuruan ne një festë fetare kishës së Vatikanit 1 kg fare duhani.

Këmbana e fshehur nga banoret vendas në kohën e prishjes së kishave dhe e rivendosur në restaurimin e saj pas viteve '90. Ndalesë në Muzeun Etnografik të Gurit te Zi. Kostumet popullore të Zadrimës në muze dhe shumë fotografi nga jeta e fshatit në kohën e diktaturës. Ndiqni të plotë ndiqni reportazhin "Guri i  Zi ndër shekuj" realizuar nga Agim Pipa.

 

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 17:05
Veri Jug - Historia e këmbanës së dhuruar nga Vatikani për kishën e fshatit Sheldi në Shkodër

Pjetër Marku, kryetar i fshatit Sheldi në Gur të Zi në Shkodër, rrëfen për emisionin Veri Jug në Report tv historinë e këmbanës së kishës së fshatit, dhuruar në vitet 1800 nga populli Italian dhe Vatikani, në këmbim të një kilogrami farë të duhanit të Sheldisë, një ndër më të njohurit jo vetëm në Shqipëri.

B.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Mos harroni çadrat! Reshje shiu dhe temperatura deri në 14 gradë

Mos harroni çadrat! Reshje shiu dhe temperatura deri në 14 gradë