Vettingu përjashton nga drejtësia gjyqtaren e "21 Janarit", Arjana Caco

Vettingu përjashton nga drejtësia gjyqtaren e

Arjana Caco

Tirane - Arjana Caco, një nga gjyqtaret pjesë e trupit gjykues të Gjykatës së Tiranës e cila më 8 shkurt 2013 shpalli të pafajshëm ish-komandantin e Gardës së Republikës, Ndrea Prendi dhe gardistin Agim Llupo të marrë të pandehur për vrasjet e 4 protestuesve të 21 Janarit 2011, është shkarkuar përfundimisht nga sistemi i drejtësisë.

Kolegji i Posacëm i Apelimit mori vendimin sot (24 janar 2024)  për të lënë në fuqi vendimin e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit të datës 7 tetor 2022. KPK konkludoi balanca negative në vlera të mëdha për krijimin e pasurive dhe likujditeteve.

Gati dy vjet më pas trupi gjykues i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, i përbërë nga Ina Rama kryesuese, Mimoza Tasi relatore, Albana Shtylla, Rezarta Schuetz, Sokol Çomo anëtare, shpalli vendimin që i përket ankimit të subjektit të rivlerësimit Arjana Gumbardhi (Caco).

Në përfundim të gjykimit, trupi gjykues, bazuar në nenin 66, pika 1, shkronja “a” e ligjit nr. 84/2016, “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, në mënyrë unanime, vendosi:

• Lënien në fuqi të vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit  nr. 570, datë 07.10.2022 që i përket subjektit të rivlerësimit, znj. Arjana Gumbardhi (Caco).

2. Ky vendim është përfundimtar dhe ka efekt të menjëhershëm.

U shpall në Tiranë, më datë 24.01.2024" thuhet në vendimin e KPA.  

Në 7 shkurt të vitit 2013, trupi gjykues i shkallës së parë, i kryesuar nga Besnik Hoxha, me anëtarë Ariana Cacon dhe Ardiana Bera, shpalli të pafajshëm Ndrea Prendin dhe Agim Llupon, për të cilët prokuroria kërkonte 23 vite burg për Prendin dhe 25 për Llupon, për vrasjen e Faik Myrtajt dhe Ziver Veizit në protestën e 21 Janarit 2011. Ambasada Amerikane reagoi atëherë e tronditur nga ky vendim. Një një reagim të pazakontë mbi vendimet e gjyqësorit, diplomatët amerikanë po atë ditë u shprehën se ndihen të tronditur nga vendimi për t’i shpallur të pafajshëm dy të pandehurit të akuzuar për vdekjen e tre protestuesve më 21 janar 2011.

Trupa gjyqësore e Gjykatës së Tiranë për dosjen e '21 janarit'

- Arjana Caco e shkarkuar 

- Besnik Hoxha, dosja në KPA 
Gjyqtari Besnik Hoxha u konfirmua në detyrë me shumicë votash në KPK më 18 maj 2023. Më 3 korrik 2023 Komisioneri Publik, Florian Ballhysa ankimoi vendimin bazuar në rekomandimin e Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit, ONM. Komisioneri ndan gjykim të kundërt me Komisionin duke vlerësuar se Hoxha nuk arrin nivel të besueshëm për konfirmimin në detyrë dhe duhet shkarkuar. Tashmë dosja e gjyqtarit është në KPA dhe pritet të shqyrtohet nga trupit gjykues me kryesuese: Albana Shtylla, Relator:   Sokol Çomo, Anëtarë:  Natasha Mulaj, Ina Rama, Mimoza Tasi.

- Gjyqtarja Ardiana Bera është në proces rivlerësimi nga KPK, shkalla e parë e vetingut.

Apeli konsideroi vrasjet e 21 janarit 'vrasje pa dashje'
Në shtator 2013,
treshja e gjyqtarëve të Apelit Agim Bendo, Ervin Metalla dhe Evjeni Sinojmeri, dënuan me vetëm vit burg ish-kreun e Gardës së Republikës, Ndrea Prendi, i akuzuar për vrasjen Faik Myrtajt si dhe me 3 vjet burg Agim Llupon i akuzuar për vrasjen e Ziver Veizit në protestën e 21 Janarit 2011. Ata i shpallën ‘vrasje pa dashje’ ekzekutimin e Faik Myrtajt dhe Ziver Veizit nga Ndrea Prendi dhe Agim Llupo në protestën e 21 Janarit 2011. Prokuroria kishte kërkuar 23 vjet burg për Ndrea Prendin dhe 25 vjet për Agim Llupon. Vrasje e dy protestuesve të tjerë Aleks Nikës dhe Hekuran Dedës mbetën pa autor. Gjithashtu pa autor mbetën edhe plagosjet me armë zjarri të gjashtë protestuesve të tjerë, përfshirë edhe gazetarë.

Gjykata e Larte vulosi Apelin
Në prill të 2016,
 Kolegji Penal pranë Gjykatës së Lartë, i përbërë nga Edmond Islamaj, Artan Zeneli, Aleksandër Muskaj, Guxim Zenelaj dhe Shkëlzen Selimi la në fuqi vendimin e gjykatës së Apelit Tiranë, duke i vënë kapak çështjes së 21 Janarit. 

Shpresa nga Strasburgu
 Më 14 nëntor 2023
Gjykatës Europiane e të Drejtave të Njeriut lidhur me vrasjen e Aleks Nikës, kërkoi të rihapet çështja dhe t’i hapë rrugë hetimit të munguar.

 Më 27 shkurt 2024, Gjykata e Lartë do të shqyrtojë kërkesën e familjarëve të Aleks Nikës duke vendosur përfundimisht se kujt i takon të hetojë dosjen e 21 janarit, SPAK apo prokuroria e Tiranës.

Fati i gjyqtarëve të 21 Janarit
Nga 11 gjyqtarët në tre shkallët e gjyqësorit  që kanë marrë pjesë në gjykimin e dosjes së 21 Janarit. 9 nga 11 gjyqtarët janë shkarkuar ose janë larguar nga sistemi me dorëheqje. 
-Treshja e shkallës së parë që shpalli të pafajshëm të akuzuarit, 8 shkurt 2013 
1.            Besnik Hoxha, e konfirmoi KPK, Komisioneri kërkon shkarkimin në KPA
2.            Ardiana Bera, në proces verifikimi nga Vetingu
3.            Ariana Caco, e shkarkuar nga detyra - Me vendim të KPK e KPA 
-Treshja e Apelit që i konsideroi vrasjet si vrasje pa dashje
1.            Agim Bendo, dha dorëheqjen nga drejtësia si dhe u ‘sëmur’ para se të përballej me Vetingun.
2.            Ervin Metalla, i shkarkuar në të dy shkallët e Vetingut për fshehje pasurie dhe përfitim të padrejtë të një kredie të butë.
3.            Evjeni Sinojmeri, e shkarkuar nga Komisioni i Vetingut për fshehje pasurie.
-Pesëshja e Gjykatës së Lartë që vulosi vendimin e treshes së apelit
1.            Edmond Islamaj, i shkarkuar me vendim të formës së prerë nga KPA, për probleme me pasurinë.
2.            Artan Zeneli, i shkarkuar nga të dy shkallët e Vetingut, për probleme me pasurinë.
3.            Shkëlzen Selimi, i shkarkuar detyra për kontakte të papërshtatshme me krimin.
4.            Aleksandër Muskaj, i larguar nga Gjykata e Lartë dhe drejtësia, edhe pse mund të qëndronte në detyrë deri kur të zëvendësohej siç bëri Ardian Dvorani.
5.            Guxim Zenelaj, i larguar nga Gjykata e Lartë dhe drejtësia, edhe pse mund të qëndronte në detyrë deri kur të zëvendësohej.

S.G/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • e drejta: 25/01/2024 13:29

    PO PASURITE KUR DO TJA MERRNI KETYRE GJAKPIRESEVE TE POPULLIT?

    Përgjigju
  • asolingo: 25/01/2024 04:19

    Atehere njerzit u vrane me plumba ndersa sot "vrasin" duke kerkuar ryshfete.E kam thehe dhe e theme nuk ka çfare bene nje Edi Rama i vetem administrata e Shqiperise duhet freskuar ne masen 90%.Eshte realitet dhe e jetova dhe une ku brenda 20 diteve bera 12000km(me avjon).

    Përgjigju
  • Gardisti: 25/01/2024 01:21

    Ca behet Besinik Hoxha kryetari gjyqit qe dha pafajsine e konfimroj KPK Kisht eshte te kjo KPK qe merr kto vendime per nje personazh halabak si ky Hoxha mor ama

    Përgjigju
  • Kico: 24/01/2024 22:07

    Eh po ai Avni Sejdi ( figura) copa e mishit e kishin heq.????????????

    Përgjigju
  • LORA: 24/01/2024 20:46

    Lajm i mire, shoshitja thelbesore ne ngrehinen e drejtesise.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Report Tv, Namir Lapardhaja: PS ka rritje, prej 'luftës civile' në PD! Partitë e reja të gjejnë forcë të bashkohen rreth euro-atlantizmit

Sondazhi i Report Tv, Namir Lapardhaja: PS ka rritje, prej 'luftës civile' në PD! Partitë e reja të gjejnë forcë të bashkohen rreth euro-atlantizmit