Vettingu,Luan Rama-Noka:Lista
me 2 standarte e politike

Vettingu,Luan Rama-Noka:Lista<br />me 2 standarte e politike
TIRANË-Njerëzit që do të bëjnë Vettingun kontestohen nga PD e LSI. Sipas tyre në listat e propozuara nga Avokati i Popullit tek ONM, janë pranuar personazhë që kishin të njëjtin background si ata që u përjashtuan nga listat.

68 emra janë ata të përzgjedhur sot nga Komisioni Ad Hoc për të bërë Vettingun e drejtësisë shqiptare. Për rreth 2 orë me dyer të mbyllura deputetët e komisionit përzgjedhës arritën me debate të prodhonin listën finale te kandidatëve për Vettingun.

Mes tyre deputetët e 2 komisioneve të posaçme parlamentare do të përzgjedhin 27 njerëz, një pjesë për komisionin e Vettingut e një pjesë për kolegjin e apelimit.

27-shja do të votohet ne një seancë tjetër të jashtëzakonshme parlamentare ne fillim te qershorit, por vlerësimi i kandidaturave në komision u shoqërua me debate dhe opozita u largua ne shenjë proteste mbledhja, pavarësisht se ky veprim nuk cenon procesin i cili do të vazhdojë në 2 strukturat tjera.
  
Të djathtët hodhën akuza në adresë të Avokatit të Popullit, por dhe operacionit ndërkombëtar të monitorimit se kishin ndjekur standarde të dyfishta në skualifikimin e emrave, shqetësim ky i mbështetur edhe nga LSI.

Pjesa profesionale e listës finale nga ana tjetër, sipas opozitës ishin njerëz politikë të PS.

67 emrat e listës së prodhuar nga komisioni i drejtuar nga Ulsi Manja, i përkasin listës A të certifikuar dhe nga avokati i popullit dhe ONM. Vetëm Rezarta Shulz arriti të përfshihet me 4 vota deputetësh tek kjo listë, pasi më herët ndërkombëtaret e kishin përfshirë në pjesën e kandidatëve që kishin mangësi në dokumentacion, por pa rekomandim negative.

Në mbledhje opozita kërkoi kalimin e disa kandidateve nga lista e zeze e ONM tek lista e vlefshme për votim, por asnjë prej këtyre propozimeve nuk arriti të marrë 5 vota deputetësh siç e kërkon ligji.

Flamur Noka madje thotë se keta ishin të përzgjedhurit e Edi Ramës. Madje Luan Rama i LSI ironizoi se kjo përplasje sot bie ndesh me marrëveshjen Rama-Basha të arritur së fundmi.

Luan Rama: U punua me dy standarte nga AP e ONM
Përfaqësuesi i LSI në Komisionin e Verifikimit të Kandidatëve për Vettingun, Luan Rama denoncon se Avokati i Popullit dhe ONM po luajnë me dy standarte në këtë proçes.

Sipas Luan Ramës, në listat e emrave të miratuar ka persona që kanë konflikt interesi me familjarë që punojnë në sitemin e drejtësisë. Luan Rama thotë se këta persona janë favorizuar ndryshe nga të tjerë që u penalizuan dhe hynë në zarfine zi.

Kishte dhe ka emra që mund të vlerësoheshin që mund të përfshiheninn në listën e miratuar sepse për fat të keq dhe në seancat dëgjimore rezultoi se Avokati i Popullit dhe ONM kanë aplikuar dy standarte, sepse nëse një pjesë e kandidatëve e kanë penalizuar për rekomandim negativ për shkak të kofnliktit të interesit për shkak se dikush ka vëllain, gruan që punon në sistemin e drejtësisë, të njëjtin standart nuk e ka respektuar për të tjerë kaniddatë dhe janë përfshirë në listën e miratuar".

Luan Rama theksoi se kjo krijoi percarjes dhe mes PD e PS qe ishin bashkuar kohet e fundit sic theksoi ai, marreveshja Rama-Basha.
"Gjithsesi dhe në punën gjatë këtij komisioni dolën në pah, defekte dhe vajtja në votim krijoi mospajtim mes palëve dhe në këtë komision përfaqësues të PS apo PD duhet të ruanin frekuencat e marrëveshjes së madhe së arritur mes kryeministrit e z Basha nuk ia dola dot ti bëja bashkë dhe në këtë pikpamje i mbetet dy komisioneve të tjera të bëjnë vlerësimin përfundimtar për të dy kandidatët. Por më vjen keq që kandidatët me integritet dhe vlera që mund ti bënin mirë procesit janë penalizuar për arsye subjektive”.

Luan Rama shton më tej se; “I ftova përfaqësuesit e PD dhe të PS të ruanin kohezionin e marrëveshjes, po nuk më dëgjuan. Kërkova që të vendosnim me konsensus, por palët nuk pranuan”.

"Më vjen mirë që edhe PD ka ndarë të njëjtin shqetësim sepse ky është një qëndrim parimor ndaj procesit të përzgjedhjes që ka rezultuar me mangësi”, shtoi Luan Rama.



Flamur Noka: Juriste qe kishin punuar ne Nderrmarje Kepucesh
Deklarata e Luan Ramës, përforcohet nga Flamur Noka i PD që akuzoi se Rama ka përcaktuar tashmë me ndihmën e Avokatit të Popullit njerëzit që do të bëjnë Vettingun në Shqipëri. Si anëtar i komisonit ad-hoc për Vettingun, Noka shprehet se listat e kandidatëve për komisionet jantë të papranueshme.

Siç jeni në dijeni në detyrën tonë kushtetuese ne deputetët e opozitës kishim kërkuar transparencë të plotë ndaj publikut, nevoja e qytetarëve për të ditur se kush do bëjë vettingun e gjyqtarëve na detyroi të bënin seanca të hapura me të gjithë pretendentët.​ Sot anëtarët e maxhorancës në Komision morën një vendim politik për të futur vetëm 67 që ka përcaktur Edi Rama me Avokatin e Popullit. Juristë që kishin punuar në ndërrmarje këpucësh e pularish, avokatë që nuk kanë mbrojtur një çështje, dhe prokurorë e gjyqtarë të PS.
Vinin si juristë dhe na nderonin si të ishin kapterra ushtrie dhe këta do bëjnë Vettingun. Janë të nderuar në punën e tyre, por nuk mund të bëjnë Vetingun. Në emër të opozitës, të PD-së kam për detyrë t’u bëj me dije qytetarëve se kjo është lista që ka zgjedhur Edi Rama për të bërë vettingun. Lista do të shkojë tek 2 komisionet e tjera. Komisioni ynë nuk voton, tek dy komisionet e tjera bëhet votimi. Komisioni ynë thjesht të bëjë transparencën".


Sipas Nokës, edhe ata që plotësonin kriteret, ishin njerëz që kanë përfaqësuar PS.
"Prej dy ditësh kemi parë nivelin e asaj liste. Një listë ku pretendon Edi Rama nëpërmjet Avokatit të Popullit dhe drejtorive të tij të paraqesë si komision vettingu për gjyqtarët dhe prokurorët juristë të pakualifikuar.
Edhe ai 1% i pretendentëve që ishte në listë dhe që mund të ishin konform kritereve dhe nivelit të pranueshëm profesional ishin politikë sepse në atë listë kishte ish-anëtarë të KQZ që kanë përfaqësuar PS-në në KQZ, në atë listë kishte prokurorë që kanë mbajtur qëndrime të qarta politike, gjyqtarë që kanë qenë zëvendësministra të PS-së. Pjesa tjetër ishte e mbushur me nivelin e ulët të sistemit të drejtësisë dhe merreni me mend çfarë produkti do kishte vettingu.
Ju patë dje live që Avokati i Popullit kishte zbatuar dy standarde. Kishte 2 persona që ishin në konflikt të pastër interesi dhe ONM i kishte kualifikuar dhe kishte disa të tjerë në të njëjtat kushte dhe ishin skualifikuar. Ajo listë ishte tërësisht politike dhe sot anëtarët e maxhorancës në komision, pra dy përfaqësuesit e PS dhe ai i LSI morën një vendim politik për të futur vetëm 67 që ka caktuar Edi Rama nëpërmjet Avokatit të Popullit
".



Ulsi Manja sqaron proçedurën me listat sot në Komisionin Ad Hoc
Kryetari i Komisionit ad hoc për Vettingun, Ulsi Manja tha se çdo gjë është bërë sipas ligjit dhe se 1 kandidat i renditur te lista B, pas propozimit te anëtareve të komisionit, me 4 vota kaloi te lista A. Kjo aplikante ishte Suzana Shutz. Komisioni sot kishte 3 lista, Lista A me 67 emrat, por nga lista C asnje emer nuk kaloi ne listen A.

"Po Komisioni Ad Hoc për verifikimin e listës së kandidatëve që do u përcjellë listën e kandidatëve sot e mbylli punën. Në rendin e ditës ishte vetëm një pikë, miratimi i listës së kandidatëve,  e thënë më qartë Komisioni sot kishte përpara kandidatë të përfshirë në dy lista. Sepse lista e kandidatëve që plotësojnë kriteret formale dhe nuk kaë rekomandim negativ nga ONM prej 67 emrash i përcillet për votim dy komisioneve të tjera ad hoc për vlerësim. Sepse sot ishte dhe një listë tjerë, lista me 37 emra që nuk i plotësojnë kriteret formale, por që nuk kanë marrë rekomandim negativ nga ONM. Pati propozime konkretë, por vetëm 1 emër mori miratim me 4 vota sic e përcakton ligji për t’u bërë pjesë e listës së 67 emrave që do u përcillet komisioneve të tjera.
Kurse në listën e dytë, ku përfshiheshin kandidatë që plotësonin kriteret formale, por që kishin marrë një rekomandim negativ nga ONM, pati propozime për emra konkretë, por asnjë nga kandidatët nuk mori votat e mjaftueshme për t’u bërë pjesë e listës përzgjedhëse së listës së Komisionit ad ho
c".

Manja thotë se nuk ka Komisioni ad hoc ka ndjekur vetëm një standart.
 “Më lejoni të them që ajo që Komisioni ad hoc ka mbyllur me sukses punën e tij dhe ka zbatuar ligjin për vlerësimin e gjyqtarëve e prokurorëve, saktësisht kemi ndjekur atë procedurë që përcakton Kushtetuta.
Unë kam vetëm një standart,atë që përcakton Kushtetuta dhe Ligji. Listës prej 67 emrash që plotësonin kriteret formale dhe pa vlerësim negativ nuk ka mekanizëm ligjor për përjashtim nga gara


  • Sondazhi i ditës:

    Mjeku s'mund të kurojë të njëjtin pacient në shtet e privat, e mbështesni?



×

Lajmi i fundit

Dosja 'Partizani' SPAK kërkon edhe 3 muaj kohë për hetimet, GJKKO vendos më 11 korrik

Dosja 'Partizani' SPAK kërkon edhe 3 muaj kohë për hetimet, GJKKO vendos më 11 korrik