Vetting-u në politikë, analisti Roland Lami: Opozita e ka “kalë beteje”, e gjitha është lojë mes partive

Vetting-u në politikë, analisti Roland Lami: Opozita e ka “kalë beteje”, e gjitha është lojë mes partive

Analisti Roland Lami në studion e Report Tv

Analisti Roland Lami i ftuar në studion e lajmeve në Report Tv, gjatë një bisede me gazetaren Erjona Rusi ka thënë se debati që ka nisur pas propozimit të PD-së, për një Vetting në politikë, është një lojë politike.

Lami ka thënë se opozita kërkon ta përdorë këtë propozim si një “kalë beteje” për fushatën elektorale të vitit 2019, ndërsa Rama i është përgjigjur ashtu siç pritej këtij propozimi. Lami ka thënë se e sheh me skepticizëm propozimin e PD dhe përgjigjen e  mazhorancës, pasi  e gjithë klasa politike nuk ka vullnet për të ndërtuar organet e reja të Vettingut në drejtësi.

“Institucionet e parashikuara nga Reforma në Drejtësi ende nuk janë krijuar. Kështu që gjykoj se kemi të bëjmë me një artificë politike. Opozita mendon se po të luajë me kredo morale, prek ndjeshmërinë që kanë njerëzit për figurën e politikanëve që kanë tek ne, mendon se mund ta ketë “kalë beteje”. Ose mendon se me mosrealizimin e këtij propozimi do të shkojë në hapa drastike. Nëse është kështu, dakord, por mbetet për t’u parë. “-thotë Lami.

Intervista e plotë:

Reforma në drejtësi dhe ecuria e saj, ju si e shihni?

Kjo strukturë nëpërmjet dy organeve ONM dhe KPK, nënjëfarë mënyre na garanton në një procedurë.

Sigurisht që Reforma në Drejtësi po ecën shumë ngadalë dhe shumë insitucione janë inekzistente.

Derisa të ngrihet SPAK dhe BKH të pastrohet sistemi. Është parashikuar në Reformën në Drejtësi. Të shohim logjikën, opozita thotë se Reforma ka ngecur se qeveria ka kapur sistemin. KPK ka kaluar disa figura e ONM i ka kthyer pas, e kundërta e asaj që na ka thënë opozita. Nëse ne do të pretendojmë për të mos ia lenë instancave që parashikon sistemi i drejtësisë, që është SPAK dhe BKH, cila është fryti i komisioneve bipartizane që kemi krijuar ne. Rasti është konkret. KPK që është ngritur nga partitë ka kaluar nga ONM jo. Partitë nuk e duan ONM në proces. Atëherë çfarë mbetet?

Sot në Shqiptarja.com është votuar një sondazh, dhe shqiptarët kanë votuar që Vettingun në politikë ta bëjnë ndërkombëtarët?

Jo vetëm ky sondazh, por të gjithë kanë treguar se shqiptarët s’kanë besim tek organizmat ndërkombëtarë. ONM është përpjekur të veprojë siç duhet dhe është garanci. Para 1 viti e gjysëm ka patur një debat nëse do kishte ose jo prezencë të ONM. Sot na tregohet shumë qartë se kandidaturat e propozuara nga partitë janë rrëzuar nga ONM, e më pas kanë dalë me probleme.

Mendojmë se struktura është e mirëkonsoliduar nga influenca politike. Imagjino tani që kjo politikë të krijojë një strukturë tjetër për të hetuar veten, a ka shqiptarë që e beson këtë?

Deklarata e Ramës për Vettingun, kryeministri thotë se është gati?

Kjo është shashkë, se nëse ti e thua këtë gjë, dhe tjetri do thotë që jam gati. Nëse kanë një vullnet të mirë, pse nuk është ngritur SPAK dhe BKH? Sepse këta e dinë që do merren me ta. Ata e kanë në dorë se kanë shfrytëzuar pushtetin dhe kanë lenë dy strukturat të zgjaten në kohë. E tani, po këta do ndërtojnë një strukturë që t’i hetojë? Ne të gjithë e themi që këtu është ka strukturë të krimit të organizuar, korrupsionit etj.

E çfarë ndodh? Duke qenë se ka 2 organizma që do të bëjnë hetimin e tyre, këta kërkojnë të krijojnë një vetë, si puna e KPK-së. Shqiptarët janë inteligjentë, se kjo shpresë na mban, në të kundër le të ikim nga ky vend!

Të shfrytëzojnë të gjitha hallkat, meqë ka “vullnet të mirë”, ta bëjnë filtrin që me nisjen e zgjedhjeve lokale. Aty fillon çështja. Të tjerët do kapen rrugës nëse kanë abuzuar. Nuk kanë nga t’ja mbajnë. Jo se duan këta por po monitorohen shumë nga ndërkombëtarët. Është KE që e kërkon.

Mos është skenar shumë i bukur ky?

Po, sigurisht. Por faturën e mban qeveria se nuk ka çfarë të tregojë para ndërkombëtare. Opozita do të luajë me kartën që qeveria dështoi. Kjo është lojë politike, e qartë dhe dihet që do ndodhte kështu. Ne i marrim seriozisht, por duhet të kuptojmë se është një lojë. Një kalkulim politik dhe hajde të shohim ku qëndron dhe çfarë fitojmë ne si qytetarë. Por unë dyshoj shumë se ata janë të shqetësuar shumë për këtë gjë.

Opozita ka braktisur parlamentin, mbledhje në Shkodër dhe Elbasan?

Ky frekuentimi me korrespondencë i parlamentit prezanton qasjet që kanë aktorët politikë në çështje të caktuara. Zhvendosja e vëmendjes nga parlamenti për t’a kthyer në një mbledhje partie, unë kam skepticizmin tim për këtë efiçencën e këtij akti. Jeta politike ka ca rregulla, dreqi ta hajë! PD ka menduar ta nisë më herët fushatën, por dyshoj për mekanizmin që ka zgjedhur.

Qeveria Rama 2 ka një vit, performanca e kësaj qeverie?

Një qeveri që u fut pa program por me një fushatë brilante të Ramës që e personalizoi. Kjo mungesë vizioni reflektohet  që në vitin e parë. Ne s’kemi kollona të qarta për këtë mandat. Është vazhdim i mandatit të parë. Shpenzoi shumë energji për ministrat e parë, mbrojtjen e Tahirit, Xhafës për të vëllain. Ne që mendonim se tepsia do t’i zgjidhte problemet, por siç duket është kthyer në të kundërtën. Kam frikë se ky mandate po përsërit atë që bëri PD kur qeverisi. E fundit, Rama ka hyrë në ngërçin që ishte Berisha në mandatin e dytë. Po mban personat sepse i duhen, dhe ka shumë pak gjasa që të bëjë ndryshime në qeveri.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë