VËZHGIMI/ Tmerri i të gjithëve...Në Shqipëri para se të hipësh në ashensor duhet të lësh 'amanetet'

Çështja e sigurisë së ashensorëve, edhe pse më pak e diskutuara vazhdon të jetë më problematikja. Jo pak herë ashensorët kanë qenë problematikë, duke bërë që qytetarët të jenë mjaft të ekspozuar ndaj incidenteve. Rasti më i fundit u shënua para pak ditësh në "Don Bosko", pasi ashensori i një ndërtese u shkëput, ndërsa brenda në të ndodhej një vajzë 24-vjeçare.

Por e njëjta situatë paraqitet edhe në ashensorët e disa prej pallateve në kryeqytet. Problematikat që vërehen më së shumti lidhen me mungesën e kontrolleve shtetërore, supervizimin e përgjegjshëm dhe mbarëvajtjen e tyre.

Qytetarët: “Ashensorët nuk funksionojnë, nuk e dimë pse nuk na kanë informuar. Prej dy javësh nuk punojnë edhe pse paguajmë për mirëmbajtjen”.

Një tjetër problematikë që evidentoi Report Tv gjatë vëzhgimit të bërë, është dhe fakti që në kabinën e ashensorit nuk ka asnjë të dhënë. Mungojnë të dhënat e kompanisë që i ka instaluar dhe i mirëmban, dhe sa persona duhen të qëndrojnë në ashensor.

Për ashensorët dhe komponentët e sigurisë së tyre është ngarkuar ministria e Financave dhe Ekonomisë.

Kërkuam informacione për këtë problematikë, por zëdhënësja e kësaj ministrie Violeta Shqalsi na la në pritje, me argumentin se për të informuar, për të qenë transparent apo ndërgjegjësuar qytetarët duhet tu drejtohemi me shkresë zyrtare.

Kompetencat per sigurine e ashensoreve i ngarkohen Ministrise se Ekonomise dhe Financave.

Por deri sa Ministria e Financave të mbarojë punë me burokracinë e saj, Report Tv ka kontaktuar me institucione të tjera dhe grupet e interesit.

Drejtori ekzekutiv i Shoqatës së Ndërtuesve, Maksim Muçi për Report Tv shprehet se për rregullimin e problemeve të ashensorëve mungon ndërhyrja shtetërore. Sipas tij, disa probleme qëndrojnë dhe te ligji për mbarëvajtjen e tyre.

Maksim Muçi: Ashensori duhet të jetë i pajisur siç pajiset makina me leje qarkullimi, po ashtu duhet të jetë i pajisur çdo ashensor. Duhet të ketë prodhuesin, vitin e prodhimit, riparimet, kur bëhen dhe si i bëjnë. Ligji thotë në mënyrë më absurd që përgjegjësinë për ashensorin deri 5 vjet pas ndërtimin e ka firma e ndërtimit. Ndërtuesi mund të ketë një periudhë garancie që bën pagesën nëse ka nevojë për riparime, por jo përgjegjësinë për ta ndjekur dhe kontrolluar”.

Ndërsa për zjarrfikëset problem kryesor mbetet mungesa e kontrolleve të përhershme. Disa herë në ditë, zjarrfikëset detyrohen të përdorin këto pajisje për të hapur ashensorët e bllokuar.

Komandanti i zjarrfikësve: “Ashensorët shpesh bëhen problematikë pasi bllokohen, dhe njerëzit kanë nevojë urgjente të evakuohen nga këto ambiente”.

Rreziku për banorët do të vazhdojë të jetë derisa të gjitha hallkat e kontrollit dhe mirëmbajtjes së ashensorëve të marrin masa për parandalimin e incidenteve. Le të shpresojmë që do të ketë një rritje të ndërgjegjësimit pa u dashur shënimi i një viktime siç ndodhi dy vite më parë në zonën e Freskut, ku një grua shtatzënë humbi jetën nga flakët në ashensor.

G.M./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • shqipe: 01/03/2019 13:17

    Po ca punon ne shqiperi qe te punokan ashensoret. Ktu smbahet pergjegjsi kerkush per asgje . Futja nje kafe e tralala o popull ca te kemi rrisk.

    Përgjigju
  • sapa: 01/03/2019 04:15

    Pse vetem ashensoret?

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Jubileu 2025, Papa Françesku hap derën e shenjtë në burg

Jubileu 2025, Papa Françesku hap derën e shenjtë në burg