VIDEO/ Adriana Kalaja shkel rregullat e qarkullimit, ‘karshillëk’ me Mercedes para Policisë së Tiranës

Avokatja Adriana Kalaja, e njohur për protestat për lirimin e Sali Berishës që akuzohet për korrupsion, është përfshirë sot në një incident që ka tërhequr vëmendjen e qytetarëve. Kalaja ka parkuar Mercedesin e saj luksoz, që kushton disa dhjetëra mijëra euro, në mes të rrugës, duke shkaktuar shqetësim te kalimtarët.

Veprimi i saj është kritikuar nga qytetarë dhe kalimtarë që shprehën pakënaqësinë për bllokimin e rrugës, ndërsa disa kanë bërë thirrje për respektim të rregullave të trafikut.

Policia e Tiranës ende nuk ka bërë një deklaratë zyrtare mbi këtë incident, por qytetarët kërkojnë masa ndaj shkeljeve të tilla që cenojnë lirinë e lëvizjes dhe rendin publik.

Kujtojmë se Kalaja tentoi të ndërtonte pa leje ne pallatin ku jeton, por ishin qytetaret ata që e denoncuan dhe gjykata mori vendim për prishjen e tij.

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Qeveria do të zhvillojë Industrinë Ushtarake, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Putin dhe pasojat e ofensivës së befasishme ukrainase

Putin dhe pasojat e ofensivës së befasishme ukrainase