Video/ Braçe me banorët: Shefi
i Qarkullimit të Lushnjes rrugaç

Video/ Braçe me banorët: Shefi<br />i Qarkullimit të Lushnjes rrugaç
LUSHNJE - Në një takim elektoral që deputeti i Partisë Socialiste, Erion Braçe ka zhvilluar në qytetin e Lushnjes është gjendur përballë disa denoncime nga qytetarët. Ata të revoltuar kanë denoncuar tek ai shefin e qarkullimit rrugorë në Lushnje .  
 
Ja debati i Braçes me qytetarët
Brace: Pse mo me një rrugac siç është ai shefi i qarkullimt të Lushnjes do merrem unë. Po jo mo nuk e komandoj unë fare. Unë kam 6 muaj që i them qeverisë sime ma hiq atë rrugaç nga Lushnja 

Qytetari: Duhet ta kishe hequr. Të kemi dhënë votën, për këtë gjë. 

Braçe: Ma ke dhënë mua votëm por unë nuk jam komandanti i policëve. Edhe njëher tjetër unë nuk jam komandanti i policëve, nuk merrem me policët. Në qoftë se e di unë mërrem në parlament dhe shqetësimi që kam marrë nga banorët e Lushnjës për shefin e qarkullimit rrugor të Lushnjës, është shumë i madh. Është abuziv, është arrogant, është gojështhurur, është rrugaç, policët e qarkullimit marrin gjoba lart e poshte e të tjera më rradhë. 

Qytetari: Zotëri kur i keni dëgjuar këto ankesa pse nuk është marrë masë 

Braçe: Më fal, zotëria ka marrë një masë paralajmëruese për të gjitha këto pasi unë e kam cuar zërin atje ku duhet

Redaksia Online
(o.b/ Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

E zuri korrenti në aksin Lezhë-Tiranë, ky është 43-vjeçari që humbi jetën (FOTO)

E zuri korrenti në aksin Lezhë-Tiranë, ky është 43-vjeçari që humbi jetën (FOTO)