VIDEO/ ‘DASH e shiti një vend ambasadori 10 milionë euro’, Mero Baze ironizon Berishën: Merreni me mend sa ka paguar Donald Lu që të bëhej Nën-Sekretari i Shtetit

Mero Baze ka ironizuar deklaratën e ish kryeministrit Sali Berisha i cili akuzoi Departamentin Amerikan të Shtetit se i është dorëzuar lobimit të George Soros me 10 milionë euro, për të emëruar për Donald Lu, si ambasadorin amerikan në Uzbekistan.

Analisti Mero Baze përmes një postimi me nota humori thotë: “Merreni me mend sa ka paguar Donald Lu që të bëhej Nën-Sekretari i Shtetit”, post të cilin diplomati i lartë amerikan e ka marrë së fundmi.

 “Departamenti amerikan i shtetit e shet një vend ambasadori 10 milionë euro. Akuza vjen nga Sali Berisha për emërimin e Donald Lu si ambasador i SHBA në Uzbekistan. Para një jave ambasadori Lu është emëruar nënsekretar Shteti. Merreni me mend sa duhet të ketë paguar për këtë post sipas Berishës…Kështu është kur çmimet e gjobave të Zenit i konverton për administratën amerikane”, shkruan Baze./TemA

SI.E./KT/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    A mendoni se Gjykata Kushtetuese do e shkarkojë presidentin Meta ?

Komento

Komente

  • Iris: 24/09/2021 01:05

    Berisha ka te drejte pjeserisht.Eshte e vertete qe merr post te rendesishem,bazuar ne kontributet financiare gjate fushates,por genjen dhe egzagjeron kur thote 10 milion/ambasador.Shifra eshte shume me e vogel,rralle e kalon nje milion $.Milionat e shumta i japin grupet e interesit,miliardere qe kerkojne ndonje kontrate,ose miratim ligji per interesat e tyre,ose thjesht perkrahes te partive e kauzave te tyre.Ka disa qe japin kontribute ne fushate per te dy palet.

    Përgjigju


×

Lajmi i fundit

John

Rusi/ Pushteti historik, cili është plani i parashikuar për të ardhmen politike të Putin?