Video/ Deputeti 'Kaubojs' ka shumë 
talente, veçse... çalon në gramatikë

Video/ Deputeti 'Kaubojs' ka shumë <br />talente, veçse... çalon në gramatikë
Deputeti "kaubojs" siç tashmë edhe njihet Eduart Ndocaj, duket se është mjaft i talentuar, por vetëm në gramatikën e gjuhës shqipe çalon disi. Mjafton t'i hidhni një sy faqes së tij në Facebook dhe do të evidentoni lehtësisht ato.Ndërkohë ai këndon edhe këngë popullore....

Të gjithë aktivitetin e tij ditor, takimet me qytetarët dhe jo vetëm, Ndocaj i pasqyron në faqen e tij zyrtare të “Facebook”, ku edhe bien në sy mangësitë e tij në drejtshkrim. Sot ai ka takuar gazetarët lokalë të qytetit të Lezhës, të cilët në vend të “korrespondent” i quan “korismondent”.

“Në një takim miqësor me gazetarët e korismondentet e qytetit të Lezhës”, shkruan Ndocaj në Facebook. Një ditë më parë, nënkryetari i PDK por që u zgjodh deputet në listën e PS, pas dorëzimit të mandatit nga Arben Ndoka, njoftonte në rrjetet sociale se po shkonte në parlament për një përfaqësim “donjitoz” dhe jo dinjitoz siç në drejtshkrimin e gjuhës shqipe. Lapsus i cili është korrigjuar disa orë më vonë.

Gafat me drejtëshkrimin e tij vazhdojnë në vend të fjalës "Mandat" ai shkruan "nandat"
 
 

Deputeti Ndocaj duke kenduar kenge patriotike me banoret e tij ne Lalm te Lezhes. Deputeti Ndocaj eshte deputeti me popullor ne historine e parlamentarizmit shqiptar.

Posted by Eduart Ndocaj Faqja Zyrtare on Friday, November 6, 2015


Redaksia online
(s.m/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Kickbox/ Skandal në Malin e Zi, arbitri godet me trofe në fytyrë trajnerin kosovar (Video)

Kickbox/ Skandal në Malin e Zi, arbitri godet me trofe në fytyrë trajnerin kosovar (Video)