VIDEO/ Gafa e kandidatit demokrat,
Ngatërron Qemal Stafën me Migjenin

Romeo Gurakuqi, drejtuesi i listës së Qarkut të Shkodrës për PD-në dhe akademiku ne UET, ka bërë një gafë ditën e djeshme, në mitingun përmbyllës së kësaj partie.

Gjatë fjalës së tij, ai i është atribuar një “shkodrani” të madh si Migjeni, por në fakt ka cituar një thënie të komunistit Qemal Stafa.

“Sot…është më e vertetë se kurrë profecia e një shkodrani të madh, e një poeti të madh, Millosh Gjergj Nikollës, Migjenit. ‘E vjetra shembet, kohët po ndryshojnë, një jetë e re po lulëzon mbi germadhat e republikës së informalizuar”, - citoi Gurakuqi.
 
Fjalët që u cituan nga kandidati i PD i takojnë ne fakt një hartimi të Qemal Stafës në vitin 1935.

dy.b/shqiptarja.com

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Shenjat që kanë më shumë gjasa të fillojnë një zënkë në tryezën e festave

Shenjat që kanë më shumë gjasa të fillojnë një zënkë në tryezën e festave