VIDEO/ Gafa e "Miss Universe"
kurorëzohet Miss-i i gabua

VIDEO/ Gafa e kurorëzohet Miss-i i gabua">
Konkursi i bukurisë “Miss Universe” kurorëzoi si më të bukruën e university, personin e gabuar. Gjatë ceremonisë së të shtunës mbrëma, e zhvilluar në Las Vegas, prezantuesi Steve Harvey gabimisht deklaroi se fituese e edicionit të 64-t të “Miss Universe” ishte Miss Kolumbia, Ariadna Gutierrez Arevalo.

Por sapo Miss Kolumbia po shijonte të gjithë suksesin e përlotur përpara mijëra njerëzve që brohorisnin, moderatorit iu desh të ndërhyjë duke thënë se kishte ndodhur një gabim dhe fituese ishte Miss Filipinet, Pia Alonzo Wurtzbach.

Harvey kërkoi falje disa herë, madje u tregoi edhe fletën me emrin e fitueses të dyja vajzave, duke e drejtuar edhe nga kamera për të qenë sa më transparent me vendimin, por pavarësisht kësaj, skena që u krijua më pas ishte e pashmangshme.

Vajzat ngrinë në mes të skenës, Miss Filipinet ‘kishte frikë’ të gëzonte, ndërsa Miss Kolumbia nuk denjoi as ta urojë për fitoren. Prezantuesi postoi edhe një status në Twitter pas shfaqjes ku shkruante “Do të doja t’u kërkoja falje me gjithë zemër Miss Kolumbisë dhe Miss Filipines për gabimin tim të tmerrshëm. Ndihem shumë keq.”

Një gabim i tillë e ka bërë konkursin e bukurisë qendër të vëmendjes, të gjithë në internet po komentojnë gafën e Harvey, ndërsa situata e sikletshme është bërë subjekt i shumë fotove humoristike dhe batutave të ndryshme.
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?



×

Lajmi i fundit

Turi i 81-të i çiklistëve, Policia e Shtetit thirrje qytetarëve: Evitoni qarkullimin në këto kase gjatë këtyre orareve

Turi i 81-të i çiklistëve, Policia e Shtetit thirrje qytetarëve: Evitoni qarkullimin në këto kase gjatë këtyre orareve