"Bastard, halabak, plehra, fundërrinë...trafikant droge".
Me këto fjalë i drejtohet kryetari i degës së PD në Lushnje, Myslim Murrizi një punonjësi të policisë rrugore në Tiranë, i cili e ka ndaluar atë për shkak të mosvenies së rripit të sigurimit.
Në videon e publikuar nga vetë Murrizi në rrjetin social Facebook, duket qartë momenti i ndalimit dhe kontrollit të dokumenteve nga polici i rrugores.
Aty dhe dëgjohet dhe fjalori i ulët aspak i denjë për një funksionar politik, si "bastard, halabak, plehra, fundërrinë apo dhe trafikant droge", me të cilat Murrizi i drejtohet policit, ndërsa ky i fundit ruan qetësinë.
Pavarësisht fyerjeve dhe tensionimit të situatës nga kryetari lokal i PD-së, polici bën detyrën duke e gjobitur atë për shkeljen në rrugë.
Sjellja skandaloze e zyrtarit të PD sigurisht që le një shije të hidhur, atëherë kur opozitës i duhet më shumë se kurrë të krijojë besim te qytetarët, institucionet dhe shteti. Parime për të cilat është ngujuar edhe në çadrën përpara Kryeministrisë në Bulevard prej 41 ditësh.

LAJMET MË TË VLERËSUARA
VIDEO