Shqipëria ndëshkohet në Elbasan nga Izraeli 0-3 pas gafave. Fillimisht Shqipëria u ndëshkua në pjesën e parë në të 18' pas një gabimi të Gjimshtit që ndaloi në mënyrë të gabuar Zahavin, i cili më pas nga pika e bardhë e penalltisë shënoi.
 
Në pjesën e dytë Berisha largohet me karton të kuq, pasi goditi me kokë kundërshtarin izraelit, Zahavin.
 
Arbitri e nxori me karton të kuq dhe dha penallti për Izraelin, nga pika e bardhë priti Alban Hoxha.
 
Por pak minuta më pas Izraeli shënoi golin e dytë dhe të tretë duke vulosur përfundimisht ndeshjen.